DERMOKOZMETIKA

BABE Stop AKN Purifying Cleansing Gel, 100ml

Xhel pastrues për fytyrën, i formuluar për lëkurë me tendencë akneike dhe të yndyrshme, duke ndihmuar në pastrimin e thellë të saj dhe në reduktimin e papastërtive pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës.
In stock
SKU
babe27
700 Lekë

BABE Stop AKN Purifying Cleansing Gel është një xhel pastrues për fytyrën i formuluar posaçërisht për lëkurën e yndyrshme, të kombinuar dhe me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës, duke reduktuar butësisht papastërtitë dhe tepricën e sebumit pa dëmtuar barrierën natyrale të saj. 

Formula e tij krijon një shkumë të lehtë në kontakt me ujin, e cila pastron në mënyrë efektive duke lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Përbërësit aktivë ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të yndyrës, duke kontribuar në reduktimin e shkëlqimit dhe në parandalimin e bllokimit të poreve dhe shfaqjes së akneve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • ACIDI SALICILIK dhe ACIDI SUKSINIK-> Veprim keratolitik dhe nxitje e rinovimit qelizor.
  • ZINK PCA dhe AZELOGLICINË-> Veprim antimikrobik dhe rregullues i prodhimit të sebumit.
  • PRE–POSTBIOTIK-> Kujdeset për mikrobiomën e lëkurës.
  • ACID HIALURONIK dhe PANTENOL-> Ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron në mënyrë efektive lëkurën duke hequr papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. 
  2. Ndihmon në parandalimin e bllokimit të poreve dhe shfaqjes së papastërtive. 
  3. Balanson dhe qetëson lëkurën duke ruajtur barrierën natyrale. 
  4. Ofron pastrim të butë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

BABE Stop AKN Purifying Cleansing Gel është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, të kombinuar dhe me tendencë akneike.

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e lagur të fytyrës, duke e masazhuar butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

100 ml.

Other Ingredients; Aqua, Sodium Cocoamphoacetate, Lactobacillus Ferment, Sodium Laureth Sulfate, PEG-200 Hydrogenated Glyceryl Palmate, PEG-120 Methyl Glucose Dioleate, Succinic Acid, Salicylic Acid, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Zinc PCA, Potassium Azeloyl Diglycinate, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Pantolactone, Polysorbate 20, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Sodium Chloride, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Lactic Acid, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Tocopherol, Sodium Hydroxide, Parfum.

Back to Top