BABE Stop AKN Spot Control Gel, 10ml
BABE Stop AKN Spot Control Gel është një xhel intensiv me veprim lokal, i formuluar për trajtimin e puçrrave, papastërtive dhe skuqjeve të lëkurës me tendencë akneike. Ndihmon në reduktimin e madhësisë së tyre, përshpejton procesin e shërimit dhe kontribuon në parandalimin e shfaqjes së tyre, duke respektuar barrierën natyrale të lëkurës.
I përshtatshëm për lëkurë të kombinuar, të yndyrshme dhe me tendencë akneike, si dhe për lëkurë të ndjeshme. Formula e tij me veprim të shpejtë tharës vepron drejtpërdrejt në zonat e prekura, duke ndihmuar në reduktimin e papastërtive pa lënë shenja.
Falë kombinimit sinergjik të përbërësve aktivë, ky xhel ndihmon në qetësimin e inflamacionit dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Niacinamide-> Redukton madhësinë e poreve dhe kontrollon prodhimin e tepë të sebumit.
- ACIDI SALICILIK dhe ACIDI SUKSINIK-> Veprim keratolitik dhe nxitje e rinovimit qelizor.
- ZINK PCA dhe AZELOGLICINË-> Veprim antimikrobik dhe rregullues i prodhimit të sebumit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Vepron shpejt për të tharë dhe reduktuar papastërtitë e lokalizuara.
- Ndihmon në uljen e skuqjes dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.
- Ofron përfundim transparent dhe mat, i përshtatshëm për përdorim gjatë ditës.
- Ka teksturë të lehtë me përthithje të shpejtë dhe veprim qetësues.
BABE Stop AKN Spot Control Gel është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, të kombinuar dhe me tendencë akneike.
Aplikojeni 2–3 herë në ditë në zonën e acaruar. Lëreni të thahet.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, Alcohol Denat., Polysorbate 20, Lactobacillus Ferment, Niacinamide, Hydroxypropyl Guar, Salicylic Acid, Zinc PCA, Succinic Acid, Panthenol, Potassium Azeloyl Diglycinate, Sodium Hyaluronate, Lactic Acid, Centella Asiatica Extract, Glycerin, Parfum, Pentylene Glycol, Bisabolol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Pantolactone, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.