DERMOKOZMETIKA

BABE Sunscreen Lotion SPF 50+, 200ml

Locion mbrojtës ndaj diellit me faktor shumë të lartë mbrojtje, i formuluar për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB, duke ofruar hidratim dhe ndjesi komforti gjatë përdorimit të përditshëm.
In stock
SKU
babe19
2 700 Lekë

BABE Sunscreen Lotion SPF 50+ është një locion mbrojtës për trupin me faktor shumë të lartë mbrojtjeje, i formuluar për të ofruar mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB.

Tekstura e tij kremoze dhe e lehtë mundëson aplikim të thjeshtë dhe të njëtrajtshëm, duke u përshtatur edhe për lëkurën më të ndjeshme.

Formula e tij hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë së lëkurës, ndërsa përthithet shpejt pa lënë gjurmë të bardha. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky locion është ideal për përdorim të përditshëm dhe riaplikim gjatë ekspozimit në diell.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Një kombinim filtrash që vepron si një mburojë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes së ambientit.
  • Pantenol-> Një derivat i vitaminës B5 që hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke mbështetur procesin e riparimit dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse.
  • Karnozinë-> Një antioksidant me origjinë natyrale që mbron lëkurën nga dëmtimet oksidative të shkaktuara nga radikalet e lira, të cilat vijnë nga ndotja, rrezatimi dhe drita blu.
  • Vitaminë E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga agresionet e jashtme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Mbrojtje me spektër të gjerë SPF50 ndaj rrezeve UVA dhe UVB. 
  2. Teksturë e lehtë dhe që përthithet shpejtë. 
  3. Nuk lë gjurmë të bardha. 
  4. Formulë rezistente ndaj ujit. 
  5. Hidraton dhe mbron lëkurën. 
  6. Ndihmon në parandalimin e njollave të errëta dhe fotoplakjes.

BABE Sunscreen Lotion SPF 50+ është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë.

Në rast ekspozimi në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para daljes në diell. Riaplikoni shpesh për të siguruar që lëkura juaj të jetë gjithmonë e mbrojtur.

Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës nga dielli.

Tubet, 200 ml.

Other Ingredients; Aqua, Octocrylene, C12-15 Alkyl Benzoate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, Ethylhexyl Salicylate, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dimethicone, Ethylhexyl Triazone, Polyester-5, Butyloctyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, C20-22 Alkyl Phosphate, Glycerin, C20-22 Alcohols, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol (Nano), Carnosine, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Bisabolol, Avena Sativa Kernel Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, Polyacrylate Crosspolymer-6, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Behenyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Decyl Glucoside, Hydroxyethylcellulose, Propylene Glycol, Xanthan Gum, Sodium Acetate, Sodium Hydroxide, Chlorphenesin, Parfum, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Phenoxyethanol, Linalool, Alpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Limonene, Citral, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.

Back to Top