DERMOKOZMETIKA

BABE Super Fluid Color SPF50, 50ml

Krem mbrojtës për fytyrën me ngjyrë dhe teksturë ultra të lehtë, që ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke njëtrësuar tonalitetin e lëkurës dhe duke i dhënë një pamje natyrale, të njëtrajtshme dhe të freskët gjatë gjithë ditës.
In stock
SKU
babe2
2 200 Lekë

BABE Super Fluid Color SPF50 është një krem mbrojtës për fytyrën me ngjyrë dhe teksturë super fluide, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, si dhe ndaj faktorëve të tjerë të dëmshëm si drita blu, rrezatimi infra i kuq dhe ndotja mjedisore.

Formula e tij përshtatet lehtësisht me lëkurën, duke ndihmuar në njëtrajtësimin e tonalitetit dhe reduktimin e skuqjeve, njollave dhe papërsosmërive të lehta.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga efektet e dëmshme të rrezeve UVB dhe UVA.
  • Karnozina-> Antioksidant natyral që ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndotja e mjedisit.
  • Acidi Hialuronik-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj, si dhe duke zbutur vijat e holla të shprehjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Krem mbrojtës për fytyrën me SPF50. 
  2. Hidraton lëkurën. 
  3. Mbron fytyrën nga rrezet UVA dhe UVB, drita blu, IRA dhe ndotja mjedisore.
  4. Veprim antioksidues dhe funksion mbrojtës ndaj ADN-së së lëkurës.
  5. Jep ndjesi të butë dhe të mëndafshtë. 
  6. Ofron menjëherë një pamje të pastër dhe të njëtrajtshme të lëkurës.

BABE Super Fluid Color SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë.

Nëse do të ekspozoheni në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para ekspozimit. Ripërsëriteni aplikimin rregullisht për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të lëkurës.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të produktit me sytë.

Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës për fytyrën.

50 ml.

Other Ingredients; Aqua, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Propanediol, Dibutyl Adipate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone, Hydrogenated Palm Kernel Glycerides, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C20-22 Alkyl Phosphate, CI 77891, C20-22 Alcohols, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Sodium Hyaluronate, Carnosine, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydrogenated Palm Glycerides, 1,2-Hexanediol, CI 77492, Xanthan Gum, CI 77491, Polyacrylate Crosspolymer-6, Parfum, CI 77499, BHT, Sodium Hydroxide, O-Cymen-5-Ol, Citric Acid.

Back to Top