DERMOKOZMETIKA

BABE Super Fluid Depigment+ SPF50, 50ml

Krem mbrojtës për fytyrën me teksturë ultra të lehtë, i formuluar për të ofruar mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar njëkohësisht në reduktimin e njollave të errëta dhe në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës për një pamje më të ndritshme dhe uniforme.
In stock
SKU
babe5
2 500 Lekë

BABE Super Fluid Depigment+ SPF50 është një krem mbrojtës për fytyrën me teksturë super fluide dhe përthithje të shpejtë, i formuluar për të ofruar mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, si dhe ndaj dritës blu, rrezatimit infra të kuq dhe ndotjes mjedisore.

Në të njëjtën kohë, ndihmon në reduktimin dhe korrigjimin e njollave të errëta, duke kontribuar në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe në përmirësimin e dukshëm të saj.

Falë kombinimit të Vitaminës C dhe Acidit Traneksamik, vepron në mënyrë depigmentuese duke ndihmuar në parandalimin e formimit të njollave të reja dhe në zbehjen graduale të atyre ekzistuese.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit (UVB + UVA).
  • Vitamina C e qëndrueshme-> Me fuqi të lartë antioksiduese, Vitamina C ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe në parandalimin e dëmtimeve qelizore. Ajo ndriçon lëkurën dhe i jep asaj më shumë elasticitet dhe qëndrueshmëri.
  • Acidi Traneksamik-> Përbërës aktiv me veprim depigmentues që ndikon në procesin e prodhimit të melaninës, duke ndihmuar në luftimin e njollave të lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër UVA-UVB, HEV dhe IRA. 
  2. Veprim antioksidues. 
  3. Ofron mbrojtje kundër ndotjes mjedisore. 
  4. Hidratues. 
  5. Veprim depigmentues. 
  6. Redukton njollat e lëkurës. 
  7. Njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës. 
  8. Ndriçon dhe i jep lëkurës shkëlqimin e munguar.

BABE Super Fluid Depigment+ SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë.

Nëse do të ekspozoheni në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para ekspozimit. Ripërsëriteni aplikimin rregullisht për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të lëkurës.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të produktit me sytë.

Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës për fytyrën.

50 ml.

Other Ingredients; Aqua,Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Propanediol, Dibutyl Adipate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone,  Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine,  Ascorbyl Glucoside,  C20-22 Alkyl Phosphate, C20-22 Alcohols,  Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Tranexamic Acid, Sodium Hyaluronate,  Carnosine,  Tocopherol,  Caprylyl/Capryl Glucoside,  Parfum, Xanthan Gum, Polyacrylate Crosspolymer-6, BHT, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, O-Cymen-5-Ol.

Back to Top