DERMOKOZMETIKA

BABE Super Fluid Mattifying SPF50, 50ml

Krem mbrojtës për fytyrën me teksturë ultra të lehtë dhe efekt matifikues, që ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në kontrollin e yndyrës dhe shkëlqimit të tepërt për një pamje të freskët dhe të njëtrajtshme të lëkurës gjatë gjithë ditës.
In stock
SKU
babe3
2 200 Lekë

BABE Super Fluid Mattifying SPF50 është një krem mbrojtës për fytyrën me teksturë super fluide, pa vaj, i zhvilluar posaçërisht për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike, duke qenë njëkohësisht i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, si dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga drita blu, rrezatimi infra i kuq dhe ndotja mjedisore. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, rezistent ndaj ujit dhe nuk shkakton irritim apo djegie të syve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit (UVB + UVA).
  • Karnozina-> Antioksidant natyral që ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndotja mjedisore.
  • Niacinamide-> Është një formë e vitaminës B3 që ndihmon në ribalancimin e lëkurës së yndyrshme, duke reduktuar aknet dhe parandaluar rishfaqjen e tyre. Përveç kësaj, ka efekt qetësues, veçanërisht për lëkurën me tendencë akneike dhe të ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Mbrojtje diellore për fytyrën SPF50. 
  2. Hidraton lëkurën. 
  3. Mbron fytyrën nga rrezet UVA dhe UVB, drita blu, IRA dhe ndotja mjedisore. 
  4. Veprim matifikues dhe rregullues i sebumit. 
  5. Përfundim i butë dhe i mëndafshtë.

BABE Super Fluid Mattifying SPF50 është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë.

Nëse do të ekspozoheni në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para ekspozimit. Ripërsëriteni aplikimin rregullisht për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të lëkurës.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të produktit me sytë. Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës për fytyrën.

50 ml.

Other Ingredients; Aqua, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Propanediol, Silica, Niacinamide, Dibutyl Adipate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C20-22 Alkyl Phosphate, C20-22 Alcohols, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Carnosine, Tocopherol, Parfum, Caprylyl/Capryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Sodium Gluconate, Xanthan Gum, Polyacrylate Crosspolymer-6, BHT, Sodium Hydroxide, O-Cymen-5-Ol.

Back to Top