BABE Super Fluid Pediatric SPF50, 50ml
BABE Super Fluid Pediatric SPF50 është një fluid mbrojtës për fytyrën me faktor shumë të lartë mbrojtjeje, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, duke ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës gjatë ekspozimit në ambient të jashtëm.
Tekstura e tij super e lehtë mundëson aplikim të shpejtë dhe përthithje të menjëhershme, pa lënë gjurmë të bardha dhe pa shkaktuar irritim në sy. Formula e pasur me prebiotikë ndihmon në mbështetjen e mbrojtjes natyrale të lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Flitra diellorë-> Një kombinim filtrash që vepron si një mburojë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes së ambientit.
- Pantenol-> Një derivat i vitaminës B5 që hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke mbështetur procesin e riparimit dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse.
- Prebiotikë-> Aktivizojnë mekanizmat natyralë të mbrojtjes së lëkurës, duke ndihmuar në rikthimin dhe forcimin e funksionit të barrierës së saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë nga rrezatimi diellor i dëmshëm.
- Ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të lëkurës të shkaktuara nga dielli.
- I përshtatshëm për lëkurën delikate të fëmijëve dhe foshnjave.
- Siguron hidratim gjatë gjithë kohës së ekspozimit në diell.
- Rezistent ndaj ujit dhe nuk shkakton irritime në sy.
BABE Super Fluid Pediatric SPF50 është i përshtatshëm për lëkurën delikate të fëmijëve dhe foshnjave.
Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrën e foshnjës ose fëmijës.
Në rast ekspozimi në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para daljes në diell. Riaplikoni shpesh për të siguruar që lëkura e foshnjës tuaj të jetë gjithmonë e mbrojtur.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të produktit me sytë.
Other Ingredients; Aqua, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Propanediol, Dibutyl Adipate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C20-22 Alkyl Phosphate, C20-22 Alcohols, Inulin, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Panthenol, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Carnosine, Caprylyl/Capryl Glucoside, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Sodium Hydroxide, O-Cymen-5-Ol, Pantolactone, Polyacrylate Crosspolymer-6, Citric Acid, Bht, Parfum.