Vitamina dhe Suplemente

ESI Batteril 900 x 30 Tablets

Suplement ushqimor me bazë përbërësish me origjinë natyrale, i formuluar për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar dhe në ruajtjen e rezistencës fiziologjike të organizmit.
In stock
SKU
3042
Special Price 1 400 Lekë Regular Price 1 750 Lekë
-20%

ESI Batteril 900 është një suplement ushqimor me ekstrakt të farave të grejpfrutit dhe vaj esencial të Tea Tree (Melaleuca alternifolia), i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e rezistencës natyrale dhe fiziologjike të organizmit dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. Kombinimi i këtyre përbërësve me origjinë bimore e bën formulën të përshtatshme për plotësimin e kujdesit të përditshëm ndaj organizmit.

Batteril 900 është veçanërisht i përshtatshëm për periudhat kur kërkohet kujdes më i madh ndaj funksioneve normale të sistemit imunitar dhe rezistencës së organizmit. Formula është pa aromatizues dhe ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, ëmbëlsues, gluten, laktozë, OMGJ dhe sheqer të shtuar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Ekstrakt i farave të Grejpfrutit-> Ka veprim antioksidues dhe kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit mikrobial të organizmit.
  • Vaj esencial i Tea Tree (Melaleuca alternifolia)-> Kontribuon në ruajtjen e rezistencës fiziologjike të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në ruajtjen e rezistencës fiziologjike të organizmit.
  2. Përmban përbërës me origjinë bimore.
  3. I përshtatshëm për periudhat kur kërkohet kujdes më i madh ndaj funksioneve normale të sistemit imunitar.
  4. Formula nuk përmban sheqer të shtuar, ëmbëlsues, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë.

ESI Batteril 900 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në mëngjes dhe 1 tabletë në mbrëmje, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta.
Përbërësit kryesorë të formulës Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i farave të grejpfrutit, i titulluar në 50%

900 mg

Vaj esencial i Tea Tree, i titulluar në 70%

114 mg
↑
Back to Top