NOW Betaine HCl 648mg X 120 Capsules
NOW Betaine HCl 648 mg është një suplement ushqimor me hidroklorur betaine, i kombinuar me një enzimë proteolitike me origjinë vegjetariane, i formuluar për të kontribuar në procesin normal të tretjes, veçanërisht atë të proteinave. Suplementi ndihmon në krijimin e një mjedisi acid të përshtatshëm në stomak. Acidi klorhidrik është një përbërës natyror i lëngut gastrik dhe krijon mjedisin acid të nevojshëm për aktivizimin e pepsinës, enzimës që zbërthen proteinat në pjesë më të vogla, duke lehtësuar tretjen e tyre.
Formula përmban gjithashtu një proteazë të qëndrueshme në mjedis acid, me aktivitet të krahasueshëm me atë të pepsinës me origjinë shtazore. Prodhimi i acidit klorhidrik mund të ulet me kalimin e moshës, por kjo nuk ndodh domosdoshmërisht te të gjithë individët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Hidroklorur betaine –> Kontribuon në krijimin e një mjedisi acid në stomak, i cili është i rëndësishëm për aktivizimin e pepsinës dhe tretjen e proteinave.
- Proteaza e qëndrueshme në mjedis acid –> Enzimë me origjinë fungale (Aspergillus niger), e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave të ushqimit dhe ruan aktivitetin e saj në mjedis acid.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në krijimin e një mjedisi acid të përshtatshëm në stomak, i rëndësishëm për proceset fiziologjike të tretjes.
- Përmban një enzimë proteolitike me origjinë vegjetariane, e cila merr pjesë në zbërthimin e proteinave ushqimore.
- Kombinon hidroklorur betaine me një enzimë proteolitike, duke kontribuar në përmirësimin e procesit të tretjes së proteinave.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Betaine HCl 648 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1–2 kapsula, nëse është e mundur në fillim të çdo vakti ushqimor. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Betaine HCl |
1,296 mg | * |
|
Acid-Stable Protease (300 SAPU) |
300 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hypromellose (kapsula celuloze), Magnesium Stearate (burim bimore), Silicon Dioxide dhe Microcrystalline Cellulose.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra ose fara susami.
Prodhimi bëhet në një fabrikë që ndjek standardet GMP dhe që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjene.