NOW BioCell Collagen Hydrolyzed Type II x 120 Capsules
NOW BioCell Collagen Hydrolyzed Type II është një suplement ushqimor i përftuar nga kërci i sternumit të pulës, i formuluar për të kontribuar dhe përmirësuar shëndetin e kyçeve dhe hidratimin e lëkurës. Formula përmban kolagjen të hidrolizuar, kondroitinë dhe acid hialuronik, përbërës që gjenden natyrshëm në indet lidhëse dhe luajnë rol në ruajtjen e strukturës dhe funksionit të tyre.
Ky kombinim synon të përmirësojë lëvizshmërinë dhe rehatinë e kyçeve, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e lagështisë dhe elasticitetit të lëkurës, veçanërisht me kalimin e moshës. Përbërësit e tij e bëjnë këtë suplement një alternativë për personat që kërkojnë mbështetje ushqimore për shëndetin e kyçeve dhe kujdesin ndaj lëkurës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kolagjeni i hidrolizuar i tipit II –> Përbërës strukturor i indit kërcor, që kontribuon në ruajtjen e strukturës së indeve lidhëse dhe shëndetin e kyçeve.
- Sulfati i kondroitinës –> Përbërës natyror i kërcit, i cili ndihmon në ruajtjen e vetive strukturore dhe elastike të tij.
- Acidi hialuronik –> Kontribuon në hidratimin e indeve, lubrifikimin e kyçeve dhe ruajtjen e lagështisë së lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kyçeve dhe funksionimin normal të tyre.
- Kontribuon në ruajtjen e lëvizshmërisë dhe rehatisë së kyçeve, duke mbështetur lëvizjen e përditshme.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
- Mbështet strukturën e indeve lidhëse, nëpërmjet kombinimit të kolagjenit të hidrolizuar dhe kondroitinës.
- Formula përmban përbërës që gjenden natyrshëm në indet lidhëse, të kombinuar në një formulë të vetme.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW BioCell Collagen Hydrolyzed Type II është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula, dy herë në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në darkë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
BioCell Collagen |
1 g (1,000 mg) | * |
|
Hydrolyzed Type II Collagen |
570 mg | * |
|
Chondroitin Sulfate |
190 mg | * |
|
Hyaluronic Acid |
95 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromeloze (kapsulë celuloze), celulozë mikrokristaline, acid stearik (burim bimor) dhe dioksid silikoni.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk, molusqe, arra ose fara susami.
Prodhimi bëhet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.