Bioclinic Naturals Activated Charcoal 250mg x 90 Softgels
Bioclinic Naturals Activated Charcoal 250 mg është një suplement me qymyr aktiv të cilësisë së lartë, i formuluar për të ndihmuar në lehtësimin e gazrave të tepërt dhe shqetësimeve të lidhura me to, si fryrja, presioni abdominal, dhimbja dhe ndjesia e rëndesës.
Qymyri aktiv ka një strukturë shumë poroze dhe sipërfaqe të madhe, e cila i mundëson të lidhë gazra dhe substanca të caktuara në traktin gastrointestinal, duke kufizuar përthithjen e tyre. Ai nuk përthithet nga organizmi dhe kalon nëpër traktin gastrointestinal, duke u eliminuar natyrshëm.
Çdo softgel përmban 250 mg qymyr aktiv dhe forma xhelatinoze e butë është e lehtë për t’u gëlltitur. Formula nuk përmban ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë dhe nuk përmban OMGJ.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Qymyr aktiv-> Vepron duke lidhur gazrat dhe disa substanca në traktin gastrointestinal, duke ndihmuar në lehtësimin e gazrave të tepërt, fryrjes dhe shqetësimeve të lidhura me to.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Zgjedhje praktike për shqetësimet e herëpashershme nga gazrat, veçanërisht pas vakteve.
- Ndihmon në rikthimin e komfortit abdominal kur gazrat shoqërohen me ndjesi presioni ose rëndese.
- Formulë e thjeshtë, pa ngjyrues, konservues dhe ëmbëlsues artificialë dhe pa OMGJ.
- Një alternativë e përshtatshme për personat që kërkojnë lehtësim të drejtpërdrejtë të gazrave dhe fryrjes, në një format të përshtatshëm për përdorim pas vakteve.
- Suplementi vjen në formë të kapsule të butë xhelatinoze, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Bioclinic Naturals Activated Charcoal 250 mg është i përshtatshëm për përdorim nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Rekomandohet të merrni 2-4 kapsula të buta xhelatinoze pas vakteve të ushqimit. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Doza mund të përsëritet pas 2 orësh.
Mos merrni më shumë se 16 kapsula të buta xhelatinoze brenda 24 orëve.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet rreth 2-3 orë pas marrjes së medikamenteve të tjera, sepse qymyri aktiv mund të zvogëlojë efektin e medikamenteve.
Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënise ose ushqeni me gji fëmijën.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze |
|
Qymyr aktiv |
250 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Dyll blete, vaj kokosi, xhelatinë, glicerinë, lecitinë, ujë i purifikuar.