Vitamina dhe Suplemente

Bioclinic Naturals Children’s Multi-Probiotic Powder, 60g

Suplement probiotik në formë pluhuri, pa aromë, me 7 lloje bakteresh të dobishme, i formuluar për të ndihmuar në përmirësimin e ekuilibrit të mikroflorës intestinale, shëndetin e sistemit tretës dhe funksionin normal të sistemit imunitar te fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç.
In stock
SKU
BioclinicNaturals4
3 000 Lekë

Bioclinic Naturals Children’s Multi-Probiotic Powder është një suplement probiotik i formuluar posaçërisht për fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç, i cila kombinon 7 lloje të përzgjedhura bakteresh të dobishme nga grupet Lactobacillus dhe Bifidobacterium për të përmirësuar ekuilibrin e mikrobiotës intestinale dhe funksionimin normal të sistemit tretës.

Çdo gram pluhur siguron 3 miliardë qeliza aktive probiotike (CFU), duke ofruar një kombinim të disa shtameve probiotike që gjenden natyrshëm në mikrobiotën e traktit gastrointestinal. Formula është krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi intestinal të ekuilibruar dhe për të përmirësuar shëndetin e traktit gastrointestinal gjatë periudhës së rritjes.

Forma në pluhur e bën produktin praktik për përdorim dhe të lehtë për t’u përshtatur me rutinën e përditshme të fëmijës, pasi mund të përzihet me ujë, lëng, smoothie ose të shtohet në ushqime të ndryshme, si kos, fruta apo drithëra. 

Formula është pa aromë dhe nuk përmban ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë. Gjithashtu, është pa gluten, grurë, maja, misër, vezë, peshk, fruta deti dhe OMGJ.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë me 7 shtame probiotike, që ofron një kombinim të larmishëm të baktereve të dobishme për mikrobiotën intestinale.
  2. E krijuar posaçërisht për fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç, duke e bërë formulën të përshtatshme për nevojat e kësaj grupmoshe. 
  3. Siguron 3 miliardë qeliza probiotike aktive për gram. 
  4. Pa aromë dhe në formë pluhuri, për përzierje të lehtë me pije ose ushqime. 
  5. Formulë pa ngjyrues, konservues dhe ëmbëlsues artificialë, si dhe pa gluten dhe OMGJ.

Suplementi Bioclinic Naturals Children’s Multi-Probiotic Powder është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 1-5 vjeç: Rekomandohet të marrin ½ lugë çaji (rreth 1 g), 1–3 herë në ditë.
  • Fëmijët e moshës 6-12 vjeç: Rekomandohet të marrin ½–1 lugë çaji, 3 herë në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. 

Suplementi mund të përzihet me ujë, lëng frutash ose smoothie, ose të hidhet mbi ushqime si drithëra, fruta ose kos.

Këshillohet të merret të paktë 2-3 orë para ose pas antibiotikëve.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 60 g.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 gram (½ lugë çaji) % VNR

Kultura totale bakteriale

3 miliardë CFU -

Lactobacillus rhamnosus (HA-111) – qeliza të plota

1.05 miliardë CFU 35%

Bifidobacterium bifidum (HA-132) – qeliza të plota

0.45 miliardë CFU 15%

Bifidobacterium breve (HA-129) – qeliza të plota

0.45 miliardë CFU 15%

Bifidobacterium longum subsp. infantis (HA-116) – qeliza të plota

0.30 miliardë CFU 10%

Lactobacillus acidophilus (HA-122) – qeliza të plota

0.30 miliardë CFU 10%

Lactobacillus casei (HA-108) – qeliza të plota

0.30 miliardë CFU 10%

Lactobacillus fermentum (HA-179) – qeliza të plota

0.15 miliardë CFU 5%

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Maltodekstrinë, silicë, acid askorbik.

Back to Top