Bioclinic Naturals CoQ10 400mg x 30 Softgels
Bioclinic Naturals CoQ10 400 mg është një suplement ushqimor me dozë të lartë të koenzimës Q10, një substancë që gjendet natyrshëm në organizëm dhe që luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë në qeliza dhe në mbrojtjen antioksiduese.
Koenzima Q10 merr pjesë në proceset e frymëmarrjes qelizore dhe prodhimit të ATP-së, molekulës që furnizon qelizat me energji për kryerjen e funksioneve të tyre. Përveç rolit në metabolizmin energjetik, CoQ10 vepron si një antioksidant i tretshëm në yndyrë, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga stresi oksidativ.
Për shkak të rolit të saj në metabolizmin energjetik dhe funksionin qelizor, CoQ10 është veçanërisht e rëndësishme për indet me kërkesa të larta energjetike, përfshirë zemrën dhe muskujt. Nivelet e CoQ10 në organizëm mund të ndikohen nga mosha dhe nga faktorë të ndryshëm, duke e bërë plotësimin një alternativë për personat që kanë nevojë për marrje shtesë.
Me 400 mg CoQ10 për dozë, ky suplement ofron një formulë me përqendrim të lartë, të përshtatshme për personat që kërkojnë një plotësim të përqendruar të koenzimës Q10.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në prodhimin e energjisë qelizore, veçanërisht të rëndësishëm për organet dhe indet me kërkesa të larta energjetike.
- Kontribuon në mbrojtjen antioksiduese të organizmit, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Formulë me vaj natyral të krundeve të orizit dhe vitaminë E natyrale, e krijuar për të ruajtur stabilitetin dhe përthithjen e CoQ10.
- Formë e stabilizuar dhe me përthithje të lartë, për një plotësim më efikas të CoQ10.
- Suplementi vjen në formë kapsule të butë xhelatinoze, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Bioclinic Naturals CoQ10 400 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënise ose ushqeni me gji fëmijën.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze |
|
Koenzima Q10 (me origjinë mikroorganizmash) |
400 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Vaj i krundeve të orizit, kapsulë e butë (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, karob), vitaminë E natyrale.