Vitamina dhe Suplemente

Bioclinic Naturals Liposomal Vitamin C 1000mg x 90 Softgels

Suplement ushqimor me vitaminë C në formë liposomale, i formuluar për të siguruar përthithje të optimizuar dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe formimin normal të kolagjenit.
In stock
SKU
BioclinicNaturals8
2 500 Lekë

Bioclinic Naturals Liposomal Vitamin C është një suplement ushqimor me vitaminë C në formë liposomale, i formuluar për të ofruar një formë me biodisponibilitet të lartë të këtij antioksidanti esencial dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ.

Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në formimin normal të kolagjenit, duke kontribuar në mirëmbajtjen e lëkurës, kockave, kërcit dhe indeve lidhëse, si dhe ndihmon në rritjen e përthithjes së hekurit. Teknologjia liposomale e përdorur në këtë formulim e kapsulon vitaminën C në një shtresë fosfolipidike, duke favorizuar përthithjen dhe biodisponibilitetin e saj krahasuar me format standarde të vitaminës C.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina C (acid askorbik)-> Antioksidant që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, formimin normal të kolagjenit dhe rritjen e përthithjes së hekurit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përthithet më lehtë nga organizmi falë formës liposomale.
  2. Ofron mbrojtje antioksiduese ndaj stresit oksidativ. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Kontribuon në prodhimin e kolagjenit për lëkurë, kocka dhe inde lidhëse të shëndetshme.
  5. Ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin nga ushqimi. 
  6. Është pa gluten dhe pa OMGJ. 
  7. Suplementi vjen në formë të kapsule të butë xhelatinoze, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Bioclinic Naturals Liposomal Vitamin C është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula të buta xhelatinoze një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënise ose ushqeni me gji fëmijën.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula të buta xhelatinoze.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze

Vitaminë C (acid askorbik, askorbat natriumi)

500 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë e butë (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, pluhur karobi), vaj farash liri, fosfolipide, dyllë i verdhë blete.

Back to Top