DERMOKOZMETIKA

ESI Biocollagenix Eye Patches x 10

Patches (ngjitëse) hidroxhel për zonën poshtë syve, të formuluara për të hidratuar intensivisht, për të përmirësuar tonifikimin e lëkurës dhe për të reduktuar pamjen e ënjtjes në zonën e ndjeshme rreth syve.
In stock
SKU
13684-1
Special Price 1 680 Lekë Regular Price 2 100 Lekë
-20%

ESI Biocollagenix Eye Patches janë patch-e (ngjitëse) hidroxhel për zonën poshtë syve, të formuluar për kujdesin e lëkurës delikate të konturit të syve. Formula përmban kolagjen detar të hidrolizuar të tipit I dhe III, kafeinë dhe pesë lloje të acidit hialuronik me pesha të ndryshme molekulare, duke kombinuar përbërës të orientuar drejt hidratimit dhe kujdesit të lëkurës së kësaj zone.

Këto ngjitëse ndihmojnë në hidratimin dhe tonifikimin e lëkurës, si dhe në reduktimin e pamjes së shenjave të lodhjes, rrathëve të zinj dhe ënjtjes rreth syve. Ato përshtaten mirë me zonën e aplikimit, nuk rrëshqasin dhe janë të përshtatshme për përdorim të jashtëm. Formula është pa parabene, parfume, silikone, SLS dhe SLES.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acid Hialuronik-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes së saj të lëmuar dhe elastike.
  • Kafeinë-> Kontribuon në reduktimin e pamjes së ënjtjes dhe shenjave të lodhjes në zonën rreth syve.
  • Kolagjen detar i hidrolizuar-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës.
  • Ekstrakt të bimës Ginkgo Biloba-> Kontribuon në kujdesin e lëkurës së konturit të syve dhe në përmirësimin e pamjes së saj.
  • Ekstrakt të bimës Aesculus hippocastanum-> Përdoret në formulë për kujdesin e zonës së konturit të syve, veçanërisht në rastet e pamjes së ënjtjes.
  • Vitaminë E-> Ka veprim antioksidues dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. I përshtatshëm për kujdesin e zonës delikate poshtë syve.
  2. Ndihmojnë në reduktimin e pamjes së lodhjes, rrathëve të zinj dhe ënjtjes në zonën e syve.
  3. Ndihmojnë që lëkura rreth syve të duket më e lëmuar dhe elastike.
  4. Përshtaten mirë me zonën e aplikimit dhe nuk rrëshqasin gjatë përdorimit.
  5. Pa parabene, parfume, silikone, SLS dhe SLES.
  6. Të përshtatshme për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

ESI Biocollagenix Eye Patches janë të përshtatshme për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Pastroni dhe thani me kujdes zonën ku do të vendosni ngjitësen.

Nxirrni patch-in nga paketimi dhe hiqni filmin mbrojtës, duke pasur kujdes të mos prekni xhelin. Vendoseni patch-in në zonën poshtë syve dhe lëreni të veprojë për 15–25 minuta, më pas hiqeni.

Ngjitëset janë vetëm për një përdorim.

Për një ndjesi më freskuese gjatë aplikimit, rekomandohet vendosja e produktit në frigorifer për 10–15 minuta përpara përdorimit.

Rekomandohet përdorimi 1 deri në 2 herë në javë.

10 Patches (Ngjitëse).

Ingredients: Ginkgo Biloba Leaf Extract, Caffeine, Aesculus Hippocastanum Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate, Collagen, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid.

↑
Back to Top