ESI Biocollagenix Crema Contorno Occhi & Labbra, 15ml
ESI Biocollagenix Crema Contorno Occhi&Labbra është një krem për kujdesin e lëkurës rreth syve dhe buzëve, veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e maturuar. Formula përmban kolagjen marin, acid hialuronik, ekstrakt të trëndafilit të Damaskut dhe ekstrakt të Acmella oleracea, të cilët kontribuojnë në hidratimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës në zonat delikate të fytyrës.
Kremi ndihmon në reduktimin e rrudhave rreth syve dhe në përmirësimin e pamjes të lëkurës delikate në këto zona. Kremi përthithet shpejt nga lëkura dhe, falë mikrosferave me efekt mëndafshi, lë lëkurën me një pamje më të tonifikuar dhe uniforme. Formula është pa parfum, ngjyrues artificialë, OMGJ, parabene, SLS dhe SLES.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kolagjen detar i hidrolizuar-> Ndihmon në hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.
- Acid Hialuronik-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe tonifikimit të lëkurës.
- Ekstrakt i trëndafilit të Damaskut-> Kontribuon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës.
- Ekstrakt i Acmella oleracea-> Ndihmon në tonifikimin së lëkurës dhe rrudhave të imta.
- Mikrosfera me efekt të mëndafshtë–> Reduktojnë dukshëm rrudhat dhe imperfeksionet dhe mundësojnë zbutjen e zonës së buzëve dhe syve.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- E përshtatshme për kujdesin e zonës delikate rreth syve dhe buzëve.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
- Kontribuon në reduktimin e rudhave dhe shenjave të lodhjes.
- E përshtatshme për lëkurën e maturuar.
- Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë në lëkurë.
- Pa parfum, ngjyrues artificialë, OMGJ, parabene, SLS dhe SLES.
ESI Biocollagenix Crema Contorno Occhi&Labbra është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Rekomandohet të përdoret kryesisht në lëkurë të maturuar.
Aplikojeni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të zonës delikate të syve dhe buzëve. Masazhojeni kremin butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Rosa Damascena Flower Extract, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Gatuline (Caprylic/capric Triglyceride, Spilanthes Acmella Flower Extract), Ultra Filling SpheresTM (Ethylhexyl Palmitate, Trihydroxystearin, Sodium Hyaluronate, Glucomannan), BiophytexTM (Butylene Glycol, Panthenol, Escin, Glycerin, Ruscus Aculeatus Root Extract, Ammonium Glycyrrhizate, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Yeast Protein, Calendula Officinalis Flower Extract).