DERMOKOZMETIKA

ESI Biocollagenix Anti-Aging Cream, 50ml

Krem për fytyrën kundër shenjave të moshës, i formuluar me kolagjen marin dhe acid hialuronik për të ndihmuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe pamjes së tonifikuar të lëkurës.
In stock
SKU
12720-1
Special Price 1 520 Lekë Regular Price 1 900 Lekë
-20%

ESI Biocollagenix Anti-Aging Cream është një krem për fytyrëm kundër shenjave të moshës, i formuluar për kujdesin e lëkurës së pjekur dhe për të ndihmuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të saj. Formula përmban kolagjen marin, acid hialuronik, argininë, gjalpë karite, vitaminë C dhe ekstrakt të trëndafilit të Damaskut, duke kombinuar përbërës të ndryshëm për hidratimin dhe kujdesin e përditshëm të lëkurës.

Kremi ka një teksturë të lehtë dhe përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën të butë dhe të rehatshme pas aplikimit. Formula nuk përmban parabene, SLS ose SLES.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kolagjen marin-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit, qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës.
  • Acid Hialuronik-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në ruajtjen e pamjes së saj të lëmuar.
  • Argininë-> Kontribuon në tonifikimin dhe mirëmbajtjen e pamjes së lëkurës.
  • Gjalpë Karite-> Ofron ushqyerje, butësi dhe ndjesi rehatie për lëkurën.
  • Vitaminë C-> Ka veti antioksiduese dhe ndihmon në ruajtjen e pamjes së ndritshme të lëkurës.
  • Ekstrakti i trëndafilit të Damaskut-> Kontribuon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe shenjave të moshës.
  2. Kontribuon në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës.
  3. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
  4. Ndihmon në ruajtjen e një pamjeje më të tonifikuar dhe të njëtrajtshme të lëkurës.
  5. Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë në lëkurë.
  6. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

ESI Biocollagenix Anti-Aging Cream është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Rekomandohet të përdoret kryesisht në lëkurë të maturuar.

Aplikojeni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës. Masazhojeni kremin butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 50 ml.

Ingredients: Butyrospermum Parkii Butter, Rosa Damascena Flower Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Arginine, 3-O-ethyl Ascorbic Acid.

↑
Back to Top