DERMOKOZMETIKA

ESI Biocollagenix Crema Viso Effetto Filler, 50ml

Krem për fytyrën me veprim intensiv kundër shenjave të moshës, i formuluar për të hidratuar, tonifikuar dhe përmirësuar pamjen e lëkurës, duke ndihmuar në zbutjen e rrudhave dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së saj.
In stock
SKU
14007-1
Special Price 1 620 Lekë Regular Price 2 025 Lekë
-20%

ESI Biocollagenix Crema Viso Effetto Filler është një krem për fytyrën me veprim intensiv kundër shenjave të moshës, i formuluar për të hidratuar, tonifikuar dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më të plotë. Formula kombinon kolagjen marin, peptide, acide hialuronike me pesha të ndryshme molekulare, polisakaride natyrale dhe niacinamide, duke ofruar hidratim dhe kujdes të përshtatshëm për lëkurën me shenja të moshës.

Kremi ndihmon në minimzimin e pamjes së rrudhave dhe në përmirësimin e qëndrueshmërisë së lëkurës. Që pas aplikimit të parë të kremit lëkura duket më e lëmuar dhe më e plotë, ndërsa rrudhat duken më pak të theksuara. Formula është pa ngjyrues artificialë, OMGJ, parabene, SLS dhe SLES.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kolagjen marin i hidrolizuar-> Ndihmon në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe pamjes së lëkurës.
  • Acid Hialuronik-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës dhe në ruajtjen e pamjes së saj të lëmuar.
  • Peptide të fortifikuara Argireline –> Lufton shenjat dhe plakjen e lëkurës duke përmirësuar dukshëm pamjen e saj dhe duke i dhënë një efekt filler (mbushës).
  • Niacinamide-> Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe në ruajtjen e funksionit të barrierës së saj.
  • Polisakaride natyrale-> Kanë një efekt të menjëhershëm filler (mbushës) dhe lifting (ngritës). 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe vijave të imta.
  2. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës.
  3. Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe qendrueshmërisë së lëkurës.
  4. Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë në lëkurë.
  5. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
  6. Nuk përmban parabene, SLS, SLES, ngjyrues artificialë ose OMGJ.

ESI Biocollagenix Crema Viso Effetto Filler është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Rekomandohet të përdoret kryesisht në lëkurë të maturuar.

Aplikojeni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës. Masazhojeni kremin butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. 

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 50 ml.

Ingredients: Niacinamide, Avena Sativa Kernel Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Acetyl Hexapeptide-8.

↑
Back to Top