Bioglan Biotic Balance Female Flora x 30 Capsules
Bioglan Biotic Balance Female Flora është një suplement ushqimor probiotik i formuluar posaçërisht për gratë, me 20 miliardë kultura të gjalla nga 12 shtame të përzgjedhura, përfshirë një përqendrim të lartë të Lactobacilli. Formula është krijuar për të ofruar mbështetje të përditshme për tretjen normale, funksionimin e sistemit imunitar dhe ekuilibrin e aktivitetit hormonal.
Formula është veçanërisht e pasur me Lactobacilli, bakteret e gjalla të dobishme më të përhapura që gjenden në organizmin e shëndetshëm të gruas. Gjithashtu, përmban klorur, i cili kontribuon në tretjen normale nëpërmjet prodhimit të acidit klorhidrik, acid folik, i cili kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe vitaminë B6, e cila kontribuon në rregullimin normal të aktivitetit hormonal. Kapsulat janë të lehta për t'u gëlltitur dhe të qëndrueshme në temperaturën e dhomës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Probiotikët-> 20 miliardë kultura të gjalla nga 12 shtame të përzgjedhura, me përmbajtje të lartë të Lactobacillus.
- D-manoza dhe ekstrakti i boronicës së kuqe (Cranberry)-> Përbërës të përfshirë në formulim për mbështetjen e mirëqenies së traktit urinar.
- Vitamina B6 dhe acidi folik-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndërsa vitamina B6 kontribuon gjithashtu në rregullimin normal të aktivitetit hormonal.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- 20 miliardë kultura të gjalla në çdo kapsulë, nga 12 shtame të përzgjedhura.
- Përmirëson tretjen normale dhe funksionimin e sistemit imunitar.
- Kontribuon në rregullimin normal të aktivitetit hormonal.
- Vitamina B6 kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Vjen në formën e kapsulave të lehta dhe praktike për përdorim.
Bioglan Biotic Balance Female Flora është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga gratë.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, preferushëm 20-30 minuta përpara ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Ingredients; Bulking agent: Microcrystalline cellulose, Live cultures: L. rhamnosus LRa05, L. acidophilus LA85, L. gasseri LG08, L. plantarum Lp90, L. paracasei LC86, L. salivarius LS97, L. reuteri LR08, L. fermentum LF61, L. casei LC89, B. longum BL21, B. breve BBr60, B. bifidum BBi32; D-Mannose, Capsule shell (Glazing agent: Hydroxypropyl methyl cellulose), Anti-caking agents: Magnesium salts of fatty acids, Silicon dioxide; Cranberry extract powder, Vitamin B6 (Pyridoxine hydrochloride), Folic acid (Pteroylmonoglutamic acid).