Bioglan Biotic Balance Inulin Powder, 250g
Bioglan Biotic Balance Inulin Powder 250 g është një suplement ushqimor me inulinë të pastër, me origjinë natyrale nga rrënja e çikores, i cili ofron një burim të pasur fibrash dhe mund të përfshihet lehtësisht në rutinën e përditshme si pjesë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar. Inulina është një fibër e tretshme në ujë që nuk tretet në traktin e sipërm tretës, por arrin në zorrën e trashë, ku fermentohet nga bakteret e zorrëve.
Falë përmbajtjes së lartë të fibrave, Bioglan Inulin kontribuon në funksionimin normal të zorrëve duke rritur frekuencën e jashtëqitjes, duke e bërë atë një zgjedhje praktike për personat që dëshirojnë të rrisin marrjen ditore të fibrave dhe të mbështesin mirëqenien e sistemit tretës.
Pluhuri ka një shije neutrale dhe mund të përzihet lehtësisht me ujë, lëngje, smoothie, drithëra, ushqime të ndryshme ose produkte të pjekura, duke e bërë të thjeshtë integrimin e tij në ushqyerjen e përditshme.
Suplementi përmban inulinë si përbërës të vetëm, është i pasur me fibra dhe është i përshtatshëm për vegjetarianë. Një dozë prej 5 g siguron rreth 4,5 g fibra, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe fleksibël për të plotësuar marrjen e fibrave në kuadër të një regjimi ushqimor të ekuilibruar
Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin normal të zorrëve.
- Ndihmon në rritjen e marrjes ditore të fibrave.
- Mbështet mirëqenien e sistemit tretës.
- Inulina vepron si fibër prebiotike, duke siguruar substrat për bakteret e dobishme të zorrëve.
- Mund të përfshihet lehtësisht në pije dhe ushqime të ndryshme.
Bioglan Biotic Balance Inulin Powder 250 g është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të shtoni 1 lugë çaji (5 g) në ujë, lëng frutash, smoothie, drithëra ose në ushqime të tjera sipas dëshirës. Mund të merret deri në 3 herë në ditë; përziejeni derisa të tretet plotësisht.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Ingredients; Inulin.