Vitamina dhe Suplemente

Bioglan Stat-Guard x 30 Softgels

Suplement ushqimor i formuluar për të plotësuar marrjen e përditshme të CoQ10, vitaminës E, zinkut, magnezit dhe vitaminës B1, duke përmirësuar shëndetin e zemrës, funksionin normal të muskujve dhe metabolizmin e energjisë.
In stock
SKU
Bioglan4
3 200 Lekë

Bioglan Stat-Guard Softgels është një suplement ushqimor me formulim të përqendruar, i krijuar për të plotësuar dietën me CoQ10, vitaminë E, zink, magnez dhe vitaminë B1, duke ofruar mbështetje të përditshme për shëndetin e zemrës, funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin e energjisë. Formula është veçanërisht e përshtatshme për personat që përdorin statina ose barna për uljen e kolesterolit dhe kërkojnë një suplement shtesë për të plotësuar marrjen e këtyre lëndëve ushqyese.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • CoQ10 (Koenzima Q10)-> Substancë e ngjashme me vitaminat që merr pjesë në proceset e prodhimit të energjisë në qeliza dhe lidhet me funksionimin normal të zemrës.
  • Vitamina E-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Zinku-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në sintezën normale të ADN-së dhe proteinave. 
  • Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, metabolizmin normal që çliron energji dhe reduktimin e lodhjes dhe këputjes.
  • Vitamina B1 (Tiamina)-> Kontribuon në funksionimin normal të zemrës, sistemit nervor dhe metabolizmit normal që çliron energji. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  • Ndihmon në reduktimin e lodhjes, rritjen e energjisë dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të zemrës.
  • Ndihmon në plotësimin e mungesave ushqyese që lidhen me përdorimin e statinave.
  • Nuk ndërhyn në efektivitetin ose fuqinë e barnave me statina. 
  • Përmban nivele të larta të antioksidantëve. 
  • Vjen në formën e kapsulave të buta xhelatinoze, të lehta dhe praktike për përdorim.

Bioglan Stat-Guard Softgels është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula të buta xhelatinoze.

Ingredients; Bulking agent: Sunflower Seed Oil, Capsule Shell (Gelling agent: Beef Gelatine, Humectant: Glycerol, Colour: Iron Oxide), , Vitamin E (DL-Alpha Tocopherol Acetate), Magnesium Oxide, Ubidecarenone (Co-Enzyme Q10), Zinc Sulphate Monohydrate, Thiamine Mononitrate, Anti-caking agent: Silicon Dioxide.

Back to Top