NOW Black Cohosh Root 80mg x 90 Capsules
NOW Black Cohosh Root 80 mg është një suplement ushqimor vegan, i formuluar për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin e gruas gjatë periudhës së menopauzës dhe për të ndihmuar organizmin të përballojë ndryshimet natyrore që shoqërojnë këtë fazë të jetës. Formula përmban ekstrakt të standardizuar të rrënjës së Black Cohosh (Actaea racemosa), një bimë e përdorur tradicionalisht për mbështetjen e shëndetit të gruas gjatë menopauzës.
Formula e suplementit plotësohet me rrënjë jamballi (Licorice) dhe Dong Quai (Angelica sinensis), dy bimë me një histori të gjatë përdorimi në mjekësinë tradicionale aziatike. Kombinimi i këtyre përbërësve e bën këtë suplement të përshtatshëm për përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit të gruas gjatë ndryshimeve fiziologjike të menopauzës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt i rrënjës së Black Cohosh (Actaea racemosa) –> Përbërësi kryesor i formulimit, i cili ndihmon në përballimin e simptomave të menopauzës, veçanërisht afsheve të nxehta dhe djersitjeve.
- Rrënjë jamballi (Glycyrrhiza glabra) –> Bimë që përmban përbërës bioaktivë, përfshirë glicirizinën, dhe që përdoret tradicionalisht për vetitë e saj të ndryshme fiziologjike.
- Dong Quai (Angelica sinensis) –> Bimë e përdorur tradicionalisht në mjekësinë aziatike, veçanërisht në formulimet bimore të krijuara për kujdesin dhe përmirësimin e shëndetit të gruas.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të gruas gjatë periudhës së menopauzës.
- Ndihmon në përballimin e ndryshimeve natyrore që shoqërojnë menopauzën.
- Përmban ekstrakt të standardizuar të Black Cohosh, me përmbajtje të përcaktuar të glikozideve triterpenike.
- Kombinon Black Cohosh me rrënjë jamballi dhe Dong Quai në një formulim të vetëm.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Black Cohosh Root 80 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga gratë gjatë periudhës së menopauzës.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, nëse është e mundur 1 kapsulë në mëngjes dhe 1 në mbrëmje. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve të ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Black Cohosh Extract (Actaea racemosa) [Standardized to 2.5% total Triterpene Glycosides, calculated as 27-Deoxyactein (2 mg)] |
80 mg | * |
|
Licorice (Glycyrrhiza glabra) (Root) |
125 mg | * |
|
Organic Dong Quai (Angelica sinensis) |
125 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromeloze (kapsulë celuloze), miell orizi dhe acid stearik (burim bimor).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, frutat e detit, arra prej pemësh ose susam.