Vitamina dhe Suplemente

NOW Black Cumin Seed Oil 1000mg x 60 Softgels

Suplement ushqimor me vaj organik të farave të qimnonit të zi (Nigella sativa), i formuluar për të kontribuar në mbrojtjen antioksiduese të organizmit, në shëndetin kardiovaskular dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
13796
Special Price 2 592 Lekë Regular Price 3 240 Lekë
-20%

NOW Black Cumin Seed Oil 1000 mg është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të sistemit vaskular. Ai përmban vaj të farës së qimnonit të zi, i cili siguron acide yndyrore dhe përbërës fenolikë me veti biologjike që lidhen me funksionet mbrojtëse të organizmit.

Falë përbërjes së tij, ky suplement arrin të plotësojë regjimin ushqimor me përbërës natyrorë që janë studiuar për rolin e tyre në përgjigjen imunitare dhe shëndetin e enëve të gjakut. Vaji i farës së qimnonit të zi ka një histori të gjatë përdorimi tradicional në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë, duke përbërë bazën e përdorimit të tij edhe në formulime moderne suplementesh ushqimore.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vaj i farës së qimnonit të zi (Nigella sativa) –> Përmban acide yndyrore dhe përbërës fenolikë, të cilët janë studiuar për rolin e tyre në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar dhe në ruajtjen e shëndetit të sistemit vaskular. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në mbrojtjen antioksiduese të organizmit dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.
  2. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.
  3. Ofron vajin e farës së qimnonit të zi në një formë praktike kapsulash të buta, të përshtatshme për përdorim të përditshëm.
  4. Furnizon organizmin me acide yndyrore dhe përbërës natyrorë që kontribuojnë në vlerën ushqyese të formulimit.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Black Cumin Seed Oil 1000 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë, një deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula të buta Xhelatinoze.

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Calories

10  

Total Fat

1 g 1%

Organic Black Cumin Seed Oil (Nigella sativa) (Cold Pressed, Hexane Free)

1 g (1,000 mg) *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Kapsulë softxhel [xhelatinë e lopës (pa BSE), glicerinë, ujë] dhe d-alfa Tokoferol (nga vaji i lulediellit).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk ose fruta deti.

Prodhimi bëhet në një objekt GMP që gjithashtu përpunon përbërës që mund të përmbajnë këta alergjenë.

↑
Back to Top