NOW Black Walnut Hulls 500mg x 100 Capsules
NOW Black Walnut Hulls 500 mg është një suplement ushqimor me bazë bimore që përmban lëvoren e jashtme të frutave të papjekura të arrës së zezë (Juglans nigra), një përbërës i përdorur tradicionalisht në formulimet bimore për të përmirësuar dhe kontribuar në ruajtjen e shëndetit të sistemit tretës.
Lëvorja e arrës së zezë përmban përbërës bioaktivë që janë studiuar për vetitë e tyre biologjike, përfshirë aktivitetin antimikrobik në studime laboratorike. Megjithatë, provat shkencore për përfitimet specifike të këtyre përbërësve te njerëzit janë të kufizuara dhe nuk mjaftojnë për të pohuar se suplementi trajton probleme të sistemit tretës ose ka efekt antiparazitar të vërtetuar klinikisht.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Lëvorja e arrës së zezë (Juglans nigra) –> Përbërësi bimor i përdorur tradicionalisht në preparatet bimore për përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Çdo kapsulë përmban 500 mg lëvore të jashtme të frutave të papjekura të arrës së zezë (Juglans nigra).
- Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të sistemit tretës dhe funksionimin normal të zorrëve.
- Përmban lëndë të parë bimore që karakterizohet nga prania e përbërësve natyrorë bioaktivë.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Black Walnut Hulls 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Black Walnut (Juglans nigra) (Hulls) |
500 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si :
- Hipromelozë (kapsulë celuloze), Palmitat askorbil dhe Dioksid silici.
- Përmban arra pemësh (arrë).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë ose susam.
Prodhuar në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.