Vitamina dhe Suplemente

NOW Borage Oil 1000mg x 60 Softgels

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë, i formuluar për të siguruar një sasi të konsiderueshme të acidit gama-linolenik (GLA), një acid yndyror esencial i grupit omega-6, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore.
In stock
SKU
13798
Special Price 2 268 Lekë Regular Price 2 835 Lekë
-20%

NOW Borage Oil 1000 mg është një suplement ushqimor që përmban vaj të farave të boragut (Borago officinalis), një burim i acideve yndyrore të pangopura dhe veçanërisht i acidit gama-linolenik (GLA), një acid yndyror esencial i grupit omega-6. Çdo dozë siguron 240 mg GLA, duke plotësuar marrjen dietike të këtij acidi yndyror, i cili merr pjesë në procese të rëndësishme fiziologjike të organizmit.

Vaji përftohet me presim mekanik, pa përdorimin e heksanit, dhe karakterizohet nga përmbajtja e lartë e GLA-së krahasuar me disa vajra të tjerë bimorë, si vaji i aguliçes së mbrëmjes. Suplementi është i përshtatshëm për plotësimin e marrjes dietike të acidit gama-linolenik (GLA), veçanërisht për personat që dëshirojnë të përfshijnë këtë acid yndyror esencial në regjimin e tyre ushqimor.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Vaji i farave të boragut (Borago officinalis) –> Vaj me origjinë bimore, i pasur me acide yndyrore të pangopura, që shërben si burim i acidit gama-linolenik (GLA).
  • Acidi gama-linolenik (GLA) –> Acid yndyror i grupit omega-6, që merr pjesë në procese të rëndësishme fiziologjike dhe në sintezën e përbërjeve lipidike të përfshira në rregullimin e përgjigjeve inflamatore. 

Avantazhet e përdorimit të këij suplementi janë:

  1. Mundëson plotësimin e marrjes dietike të acidit gama-linolenik (GLA), një acid yndyror omega-6 që merr pjesë në procese të rëndësishme fiziologjike të organizmit.
  2. Siguron 240 mg GLA për kapsulë, duke ofruar një sasi të përcaktuar të këtij acidi yndyror në çdo marrje.
  3. Kombinon përmbajtjen e vajit të boragut me një proces përftimi me presim mekanik, pa përdorimin e heksanit.
  4. Suplementi vjen në formë të kapsulave të buta, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Borage Oil 1000 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë, një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula të buta xhelatinoze.

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Calories

10  

Total Fat

1 g 1%

Polyunsaturated Fat

0.6 g *

Borage Oil (Borago officinalis) (Seed)

1 g (1,000 mg) *

Gamma Linolenic Acid (GLA)

240 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Kapsulë softxhel (xhelatinë e  lopës, glicerinë, ujë).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk ose fruta deti.

Prodhimi bëhet në një objekt GMP që gjithashtu përpunon përbërës që mund të përmbajnë këta alergjenë.

↑
Back to Top