SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Brewer's Yeast 650mg, 200 Tablets

Suplement natyral i pasur me vitamina B, proteina dhe minerale, i formuluar për të mbështetur energjinë, metabolizmin dhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.
In stock
SKU
10811
Special Price 1 624 Lekë Regular Price 2 030 Lekë

Suplementi Now Brewer's Yeas përmban disa vitamina dhe minerale natyrale, ku më të theksuarat janë vitaminat e grupit B.

Përveç kësaj, majaja e birrës ofron edhe përbërës të tjerë si aminoacide dhe beta-glukanë. Gjatë përpunimit, nuk shtohen vitamina sintetike në përbërjen e saj. NOW Brewer’s Yeast është një suplement i vërtetë ushqimor i plotë.

Majaja e birrës përmban në mënyrë natyrale vitamina të grupit B, të tilla si: tiaminë (vitamina B-1), riboflavinë (vitamina B-2), niacinë, vitaminë B-6, acid folik, biotinë dhe acid pantotenik. 

Avantazhet e përdormit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në prodhimin e energjisë dhe funksionimin e shëndetshëm të sistemit nervor, falë vitaminave B-kompleks. 
  2. Mbështet metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. 
  3. Përbërësit janë 100% natyralë, pa shtesa artificiale. 
  4. Tiamina, riboflavina dhe niacina ndihmojnë në përqendrim, memorie dhe qetësi mendore. 
  5. Përmirëson pamjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve, falë biotinës dhe vitaminave B. 
  6. Beta-glukanët ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit.

Rekomandohet të merrni 3 tableta, tri herë në ditë , duke e shoqëruar me ushqim.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

200 Tableta
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Calories

5  

Total Carbohydrate

1 g < 1%

Protein

1 g  

Brewer’s Yeast (dried, inactive)

1.95 g (1,950 mg)  

Formula përmban përbërës të tjerë si : 

  1. Hidroksipropil celulozë, acid stearik (me burim bimor), kroskarmeloz natriumi, stearat magnezi (me burim bimor) dhe dioksid silikoni.
  2. Përmban grurë. Majaja e birrës rrjedh nga elbi dhe gruri.
  3. Majaja e birrës përmban në mënyrë natyrale vitamina të grupit B, si: tiaminë (vitamina B-1), riboflavinë (vitamina B-2), niacinë, vitaminë B-6, acid folik, biotinë dhe acid pantotenik.

Formula nuk përmban lëndë të tjera si : sojë, qumësht, vezë, guaska deti, arra apo susam.

Back to Top