Vitamina dhe Suplemente

NOW Bromelain 500mg x 60 Capsules

Suplement ushqimor që përmban bromelainë, një enzimë proteolitike natyrale e përftuar nga ananasi, e cila kontribuon në zbërthimin e proteinave dhe përmirëson procesin e tretjes.
In stock
SKU
13069
Special Price 2 616 Lekë Regular Price 3 270 Lekë
-20%

NOW Bromelain 500 mg është një suplement ushqimor që përmban bromelainë, një enzimë proteolitike natyrale e përftuar nga kërcelli i ananasit, e cila karakterizohet nga aftësia për të zbërthyer proteinat në përbërës më të thjeshtë. Formula ofron një aktivitet enzimatik prej 2400 GDU/g dhe është e përshtatshme për të përmirësuar procesin e tretjes, veçanërisht kur merret së bashku me ushqimin.

Bromelaina mund të përdoret gjithashtu për të kontribuar në rehatinë e muskujve dhe të kyçeve, veçanërisht në rastet e shqetësimeve të përkohshme që lidhen me mbingarkesën fizike.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Bromelaina-> Enzimë proteolitike natyrale, e përftuar nga kërcelli dhe fruti i ananasit, e cila zbërthen proteinat në përbërës më të thjeshtë dhe kontribuon në procesin e tretjes së tyre. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përmban bromelainë me aktivitet enzimatik të përcaktuar, e cila kontribuon në zbërthimin e proteinave.
  2. Përmirëson procesin e tretjes kur merret së bashku me ushqimin.
  3. Mund të kontribuojë në ruajtjen e rehatisë së kyçeve.
  4. Mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve të përkohshme muskulore që lidhen me mbingarkesën fizike.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Bromelain 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Bromelain (2400 GDU/g) † (from Pineapple)

500 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze), miell orizi, acid stearik (burim bimor) dhe dioksid silikoni.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, guaska deti, arra ose susam.

Ai prodhohet në një fabrikë me standard GMP që mund të përpunojë edhe përbërës të tjerë me këta alergjenë.

↑
Back to Top