Vitamina dhe Suplemente

NOW C-1000 Zinc & D-3 x 100 Capsules

Suplement ushqimor që kombinon vitaminën C, zinkun dhe vitaminën D3, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
14555
Special Price 2 320 Lekë Regular Price 2 900 Lekë
-20%

NOW C-1000 Zinc & D-3 është një suplement ushqimor që kombinon vitaminën C, vitaminën D3 dhe zinkun në një formulim të përqendruar, të krijuar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Ky kombinim ofron mbështetje ushqyese për organizmin, veçanërisht gjatë periudhave sezonale kur ruajtja e funksionit normal të sistemit imunitar është e rëndësishme.

Formula përmban 1000 mg vitaminë C, 2000 IU vitaminë D3 dhe 15 mg zink, ky i fundit në formën e bisglicinatit të zinkut Albion. Kombinimi i këtyre përbërësve e bën këtë suplement një alternativë praktike për plotësimin e nevojave ushqyese që lidhen me funksionimin normal të sistemit imunitar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në prodhimin normal të kolagjenit.
  • Vitamina D3 -> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në përthithjen e përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, duke mbështetur shëndetin e kockave.
  • Zinku në formën e bisglicinatit të zinkut Albion-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në procesin e ndarjes qelizore. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore të organizmit për vitaminën C, vitaminën D3 dhe zinkun.
  2. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  3. Kontribuon dhe përmirëson funksionimin normal të muskujve.
  4. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW C-1000 Zinc & D-3 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor kryesor të ditës që përmban yndyrna, për një përthithje më të mirë. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula.

 

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C (as Ascorbic Acid)

1 g (1,000 mg) 1111%

Vitamin D(as D3 Cholecalciferol) (from Lanolin)

50 mcg (2,000 IU) 250%

Zinc (elemental)
(from 75 mg Zinc Bisglycinate) (Albion)

15 mg 136%

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromeloze (kapsulë celuloze), niseshte ushqimore e modifikuar (jo-GMO), acid stearik (burim bimor), glizinë, acid citrik dhe dioksid silikoni.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra ose susam.

Prodhohet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.

↑
Back to Top