NOW C-1000 Zinc Immune x 90 VCapsules
NOW C-1000 Zinc Immune është një suplement ushqimor me formulë të kombinuar që përfshin vitaminën C dhe zinkun, të cilët janë dy përbërës thelbësorë të njohur për rolin e tyre në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen antioksiduese të organizmit. Ky suplement është i formuluar për të ofruar mbështetje ushqyese të përditshme, veçanërisht në periudha kur organizmi mund të ketë nevoja më të larta për vitamina dhe minerale esenciale.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitaminë C –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Zink -> Mineral esencial që mbështet funksionin normal të imunitetit dhe proceseve metabolike.
- Zinc Bisglycinate (Albion) –> Formë e zinkut me biodisponibilitet të lartë për përthithje më efikase në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Ofron mbrojtje antioksiduese ndaj stresit oksidativ.
- Kombinon vitaminën C dhe zinkun në një formulë të vetme.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm gjatë periudhave me nevoja të shtuara ushqyese.
- Përmirëson proceset normale metabolike të trupit.
- Vjen në formë të kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Now C-1000 Zinc Immune është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin C (as Ascorbic Acid) |
1 g (1,000 mg) | 1111% |
|---|---|---|
|
Zinc (elemental) |
15 mg | 136% |
Other Ingredients: Hypromellose (cellulose capsule), Magnesium Stearate (vegetable source), Citric Acid and Silicon Dioxide.