SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Cal-Mag DK x 180 Capsules

Suplement ushqimor i cili përmban kalcium, magnez, vitaminë D dhe vitaminë K, i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të kockave, funksionimin normal të muskujve dhe përthithjen efikase të kalciumit në organizëm.
In stock
SKU
10109
Special Price 3 376 Lekë Regular Price 4 220 Lekë
-20%

Now Cal-Mag DK Capsules është një suplement ushqimor me formulë të plotë për të ruajtur dhe siguriar shëndetin e kockave, i cili kombinon minerale esenciale me vitamina të rëndësishme. Kombinimi i këtyre përbërësve ndihmon në përthithjen dhe përdorimin efikas të kalciumit në organizëm, si edhe në procesin normal të mineralizimit të kockave.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kalcium –> Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve.
  • Magnez –> Ndihmon në funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin energjetik.
  • Vitaminë D3 –> Favorizon përthithjen e kalciumit dhe magnezit në organizëm.
  • Vitaminë K2 –> Merr pjesë në procesin normal të kalcifikimit dhe mirëmbajtjes së kockave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e kombinuar në një produkt të vetëm për thjeshtim të rutinës ditore. 
  2. Kontribuon në balancimin e marrjes së kalciumit dhe magnezit në organizëm. 
  3. Përfshin vitamina D3 dhe K2 për një formulë më të kompletuar ushqimore. 
  4. I përshtatshëm për përdorim afatgjatë si pjesë e një regjimi të balancuar ushqimor. 
  5. Format kapsulë e bën të lehtë për t’u marrë çdo ditë, pa kompleksitet.

Suplementi Now Cal-Mag DK Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula dy herë në ditë, nëse është e mundur gjatë vakteve ushqimore. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

180 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin D (as DCholecalciferol)

8.3 mcg (333 IU) 42%

Calcium (elemental)
(from Calcium Citrate)

266 mg 20%

Magnesium (elemental)
(from Magnesium Oxide)

133 mg 32%

Vitamin K2 (as Menaquinone-7)
(MK-7) (MenaQ7)

30 mcg *

Other Ingredients: Hypromellose (cellulose capsule), Stearic Acid (vegetable source), Maltodextrin, Silicon Dioxide, Modified Starch, Sucrose, Corn Oil, Tocopherol and Sodium Ascorbate.

Back to Top