Vitamina dhe Suplemente

NOW Calcium & Magnesium x 100 Tablets

Suplement ushqimor që kombinon kalciumin dhe magnezin, i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve, si dhe funksionimin normal të muskujve.
In stock
SKU
10110
Special Price 1 680 Lekë Regular Price 2 100 Lekë
-20%

NOW Calcium & Magnesium është një suplement ushqimor që kombinon dy minerale thelbësore, kalciumin dhe magnezin, në një raport 2:1. Formula është krijuar për të plotësuar nevojat e organizmit për këto minerale dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit kockor.

Kalciumi dhe magnezi janë të rëndësishëm për ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, si dhe për funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor. Këto minerale marrin pjesë gjithashtu në procese që lidhen me funksionimin normal të enëve të gjakut dhe ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Kombinimi i tyre në një formulim të vetëm e bën këtë suplement një alternativë praktike për plotësimin e dietës me dy minerale të rëndësishme për funksionet normale të organizmit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kalciumi-> Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, në funksionimin normal të muskujve dhe në transmetimin normal të impulseve nervore.
  • Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, në metabolizmin normal të energjisë dhe në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore të organizmit për kalcium dhe magnez.
  2. Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.
  3. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
  4. Ndihmon në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  5. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Calcium & Magnesium është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, të cilat mund të ndahen në doza të veçanta, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta.

Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Calcium (elemental)
(from Calcium Carbonate, Calcium Citrate and Calcium Ascorbate)

1 g (1,000 mg) 77%

Magnesium (elemental)
(from Magnesium Oxide, Magnesium Citrate and Magnesium Ascorbate)

500 mg 119%

Formula përmban përbërës të tjerë si : Mikrokristale celuloze, hidroksipropil celuloze, mbulesë vegjetariane [hipromelozë (celulozë), karbonat kalciumi, polidekstroza, glicerinë, trigliceride me zinxhir të mesëm], acid stearik (me burim bimor), kroskarmelozë natriumi, dioksid silici dhe stearat magnezi (me burim bimor).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, molusqe, arra ose susam.

Prodhuar në një impiant GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.

↑
Back to Top