CeraVe Blemish Barrier Patches x 22 Packs
CeraVe Blemish Barrier Patches janë ngjitëse transparente për përdorim lokal, të krijuara për kujdesin e zonave me papastërti të izoluara të lëkurës. Ato formojnë një barrierë mbrojtëse mbi zonën e prekur, duke ndihmuar në mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm dhe në përmirësimin e pamjes së papërsosmërive të lëkurës.
Me një teksturë ultra të hollë dhe diskret, këto ngjitëse përshtaten lehtësisht me lëkurën dhe mund të përdoren gjatë ditës ose natës. Formula e tyre ndihmon në përthithjen e yndyrës së tepërt nga zona e aplikimit, ndërsa krijon një mjedis të përshtatshëm për kujdesin lokal të lëkurës.
Të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme, CeraVe Blemish Barrier Patches janë një zgjidhje praktike për kujdesin e përditshëm të papastërtive të lokalizuara.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- 3 Ceramide esenciale-> Ndihmojnë në rikthimin dhe forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm.
- Niacinamide-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës, në reduktimin e humbjes së ujit transepidermal (TEWL) dhe në rritjen e nivelit të hidratimit në shtresën e sipërme të lëkurës.
- Ngjitëse hidrokoloide për papastërtitë e lëkurës-> Një strukturë hidroko¬loide e krijuar për kujdesin lokal të papërsosmërive të lëkurës, e kombinuar me 3 ceramide esenciale dhe niacinamide për të ndihmuar në përmirësimin e barrierës së lëkurës gjatë përdorimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron një veprim të shpejtë, me përmirësim të dukshëm të pamjes së papërsosmërive të lëkurës brenda 3 orëve.
- I butë me lëkurën, me përthithje të shpejtë dhe ndjesi jo të yndyrshme gjatë përdorimit.
- Pa aromë të shtuar, i formuluar për të minimizuar mundësinë e irritimit nga parfumet.
- Pa parabene, i përshtatshëm për një kujdes më të butë ndaj lëkurës.
Pastroni dhe thani me kujdes zonën e lëkurës ku do të aplikohet ngjitësi transparent.
Vendoseni CeraVe Blemish Barrier Patch direkt mbi zonën që dëshironi dhe lëreni të veprojë për të paktën 6 orë ose gjatë gjithë natës, në varësi të nevojës.
Për ta hequr ngjitësin, largojeni butësisht duke tërhequr dhe shtrirë gradualisht skajet e tij derisa të shkëputet nga lëkura.
Mund të përdoret në çdo kohë të ditës, në zonat e fytyrës ku nevojitet kujdes lokal.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Ingredients; Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Cellulose Gum, Hydrogenated Styrene/Butadiene Copolymer, Paraffinum Liquidum / Mineral Oil, Aqua / Water / Eau, Ceramide NP, Ceramide AP, Ceramide EOP, Carbomer, Niacinamide, Sodium Lauroyl Lactylate, Cholesterol, Phenoxyethanol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Phytosphingosine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin.