CeraVe Blemish Control Cleanser, 473ml
CeraVe Blemish Control Cleanser është një pastrues i butë për fytyrën, i zhvilluar në bashkëpunim me dermatologë, i formuluar posaçërisht për lëkurën të yndyrshme me tendencë akneike.
Me një teksturë freskuese që shndërrohet nga xhel në shkumë gjatë aplikimit, ky pastrues ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe mbetjeve që mund të grumbullohen në pore, duke kontribuar në një pamje më të pastër dhe më të balancuar të lëkurës.
Formula e tij pastron në mënyrë efektive pa e tharë apo dëmtuar ndjesinë natyrale të komfortit të lëkurës, duke e lënë atë të butë, të lëmuar dhe të freskët pas përdorimit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acid Salicilik 2%-> Një beta-hidroksi acid (BHA) që ndihmon në procesin natyral të eksfolimit të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e poreve, reduktimin e pamjes së papërsosmërive dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
- Ceramide-> Përbërës thelbësorë të barrierës natyrale të lëkurës, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, mbështetjen e funksionit mbrojtës të saj dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm.
- Niacinamide-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës, në reduktimin e humbjes transepidermale të ujit (TEWL) dhe në përmirësimin e nivelit të hidratimit në shtresën e sipërme të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së poreve dhe të papërsosmërive të dukshme.
- Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt për një pamje më të balancuar të lëkurës.
- Lëkurë më e lëmuar dhe me teksturë më të njëtrajtshme pas përdorimit të rregullt.
- Pastron thellësisht pa krijuar ndjesi tharjeje apo tendosjeje.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm në rutinën e kujdesit për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike.
CeraVe Blemish Control Cleanser është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në rutinën e kujdesit për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike.
Rekomandohet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Aplikoni produktin me anë të pompës në duar të lagura dhe masazhojeni butësisht mbi lëkurë. Shpëlajeni fytyrën tërësisht me ujë pas përdorimit.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë dhe me kujdes me ujë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua / Water / Eau, Niacinamide, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Propanediol, Isononyl Isononanoate, Jojoba Esters, PEG-20 Methyl Glucose Sesquistearate, Cetearyl Alcohol, Dimethicone, Methyl Glucose Sesquistearate, Asparagopsis Armata Extract, Ceramide NP, Ceramide AP, Potassium Sorbate, Ceramide EOP, Sorbitol, Carbomer, Zinc Citrate, Behentrimonium Methosulfate, Triethanolamine, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Lauroyl Lactylate, Sodium Hydroxide, Equisetum Arvense Extract, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Phenoxyethanol, Prunus Amygdalus Dulcis Oil / Sweet Almond Oil, Tocopherol, Ascophyllum Nodosum Extract, Laureth-4, Hydrogenated Vegetable Oil, Tetrasodium EDTA, Maltodextrin, Phytosphingosine, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Chrysanthellum Indicum Extract.