DERMOKOZMETIKA

CeraVe Hydrating Micellar Water, 400ml

Ujë micelar hidratues për pastrimin e përditshëm të fytyrës, i cili ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe make-up-it, duke ruajtur ekuilibrin e hidratimit dhe ndjesinë e komfortit të lëkurës.
In stock
SKU
CeraVe49
Special Price 1 226 Lekë Regular Price 1 290 Lekë
-5%

CeraVe Hydrating Micellar Water është një ujë micelar hidratues për pastrimin e përditshëm të lëkurës, i cili ndihmon në largimin efektiv të papastërtive, yndyrës së tepërt, make-up-it dhe mbetjeve të produkteve me SPF, duke lënë lëkurën të pastër dhe të freskët.

Formula e tij e butë, pa nevojën për shpëlarje, është krijuar për të pastruar lëkurën pa e tharë dhe pa cenuar ndjesinë e komfortit të saj, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm edhe në lëkurë të ndjeshme.

I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e thatë, të yndyrshme dhe të ndjeshme, CeraVe Hydrating Micellar Water ofron një pastrim të butë dhe praktik, duke respektuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ceramide esenciale-> Përbërës natyralë të rëndësishëm të barrierës mbrojtëse të lëkurës, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të saj natyral, duke kontribuar në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen ndaj faktorëve të jashtëm. 
  • Niacinamide-> Një përbërës me veti qetësuese që ndihmon në përmirësimin e komfortit të lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit të saj, duke kontribuar në reduktimin e humbjes së ujit nga sipërfaqja e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht lëkurën duke larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe make-up-in, pa nevojën për shpëlarje.
  2. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe komfortit të lëkurës gjatë pastrimit të përditshëm. 
  3. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe zonën delikate të syve. 
  4. Formulë jo komedogjenike që nuk bllokon poret dhe është e përshtatshme për përdorim të përditshëm.

CeraVe Hydrating Micellar Water është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Të tundet mire përpara përdorimit.

Aplikoni një sasi të mjaftueshme të ujit micelar në një copë pambuku të pastër dhe pastroni butësisht fytyrën, duke përfshirë zonën rreth syve dhe buzëve.

Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe nuk kërkon shpëlarje pas përdorimit.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe, 400 ml.

Ingredients; Aqua/Water/Eau; Glycerin; Hexylene Glycol; Bht; Ceramide Np; Ceramide Ap; Ceramide Eop; Carbomer; Niacinamide; Sodium Lauroyl Lactylate; Cholesterol; Phenoxyethanol; Poloxamer 184; Disodium Cocoamphodiacetate; Disodium Edta; Phytosphingosine; Xanthan Gum; Polyaminopropyl Biguanide; Ethylhexylglycerin.

Back to Top