ESI Cranberry Cyst x 16 Pocket Drink
ESI Cranberry Cyst Pocket Drink është një suplement ushqimor në formë pluhuri, i formuluar për të kontribuar në mirëqenien dhe funksionimin e traktit urinar. Formula kombinon ekstrakte të titruar të Boronicës së Kuqe (Cranberry), Uva Urs-it (Bearberry), shufrës së artë (Goldenrod) dhe Çajit të Gjelbër (Green Tea), të përzgjedhura për veprimin e tyre në kujdesin e traktit urinar dhe në favorizimin e eleminimit të lëngjeve të tepërta të organizmit.
Ekstraktet bimore të boronicës së kuqe, uva ursit dhe shufrës së artë kontribuojnë në funksionimin normal të traktit urinar dhe favorizojnë eliminimin e lëngjeve, ndërsa ekstrakti i çajit jeshil plotëson formulën me veprim antioksidues. Suplementi vjen në formë pakete praktike që tretet në ujë para konsumimit, dhe nuk përmban aromatizues ose ngjyrues artificialë, ëmbëlsues, gluten apo OMGJ.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Boronicë e kuqe (Cranberry)-> Kontribuon në funksionimin e traktit urinar dhe në mirëqenien e tij.
- Çaj jeshil (Green Tea)-> Favorizon eliminimin e lëngjeve nga organizmi dhe ka veti antioksiduese.
- Uva ursi (Bearberry)-> Kontribuon në funksionimin e traktit urinar dhe favorizon eliminimin e lëngjeve nga organizmi.
- Shufër e artë (Goldenrod)-> Kontribuon në funksionimin e traktit urinar dhe favorizon eliminimin e lëngjeve nga organizmi.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin normal të rrugëve urinare.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të traktit urinar.
- Favorizon eliminimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi.
- Ofron një kombinim të përbërësve me veprim të synuar për mirëqenien e sistemit urogenital.
- Nuk përmban gluten, ëmbëlsues, aromatizues ose ngjyrues artificialë dhe OMGJ.
ESI Cranberry Cyst Pocket Drink është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 paketë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, direkt ose të tretur në pak ujë.
Nëse e merrni paketën të tretur në ujë, atëherë hidheni përmbajtjen e paketës në një gojë me ujë pa gaz, me rreth 100-150 ml ujë, treteni dhe konsumojeni.
Për një veprim më intensiv, mund të merrni 2 deri në 3 paketa në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Ekstrakt i thatë i Boronicës së Kuqe, i titruar në 30% (Cranberry) |
133.5 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinë i shufrës së artë (Goldenrod) |
100 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinë i Çajit të Gjelbër (Green Tea) |
100 mg |
|
Ekstrakt i thatë i Uva Ursi, i titruar në 20% (Bearberry) |
100 mg |