ESI Cranberry Cyst x 30 Tablets
ESI Cranberry Cyst Tablets është një suplement ushqimor i formuluar me një kombinim ekstraktesh bimore të boronicës së kuqe (Cranberry), ortosifonit (Orthosiphon), Uva Urs-it (Bearberry), shufrës së artë (Goldenrod) dhe farave të grejpfrutit (Grapefruit). Formula është krijuar për të favorizuar mirëmbajtjen e shëndetit dhe funksionimin normal të traktit urinar, duke kontribuar gjithashtu në eliminimin fiziologjik të lëngjeve nga organizmi.
Tabletat janë praktike për përdorim dhe merren me një sasi të bollshme uji. Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues apo ngjyrues artificialë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Boronicë e kuqe (Cranberry)-> Ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe funksionimit normal të traktit urinar.
- Ortosifon (Orthosiphon)-> Favorizon eliminimin e lëngjeve nga organizmi dhe funksionimin normal të traktit urinar.
- Uva Ursi (Bearberry)-> Kontribuon në funksionimin normal të traktit urinar dhe në mbrojtjen natyrale të organizmit.
- Shufër e artë (Goldenrod)-> Favorizon funksionimin normal të traktit urinar dhe eliminimin e lëngjeve.
- Fara grejpfruti (Grapefruit Seeds)-> Kontribuojnë në eliminimin fiziologjik të lëngjeve nga organizmi.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë me kombinim të disa ekstrakteve bimore të përzgjedhura për kujdesin ndaj traktit urinar.
- Kontribuon në ruajtjen e funksionimit normal të traktit urinar.
- Favorizon eliminimin fiziologjik të lëngjeve nga organizmi.
- Nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Cranberry Cyst Tablets është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhen në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Ekstrakt i thatë i Boronicës së Kuqe, i titruar në 30% (Cranberry) |
133.5 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinë i shufrës së artë (Goldenrod) 10:1 |
100 mg |
|
Ekstrakt i thatë i farave të Grapefruit 4:1 |
100 mg |
|
Ekstrakt i thatë i Uva Ursi, i titruar në 20% (Bearberry) |
100 mg |
|
Ekstrakt i thatë i Orthosiphon (Cat's Whiskers), i titruar në 0.2% |
100 mg |