SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Creatine Monohydrate, Micronized Powder 500g

Suplement cilësor që ndihmon në rritjen e forcës fizike, përmirësimin e performancës sportive dhe mbështetjen e rikuperimit të muskujve.
In stock
SKU
14490
Special Price 3 640 Lekë Regular Price 4 550 Lekë

Suplementi Now Creatine Monohydrate, Micronized Powder ka një formulë të pasur.

Kreatina është një përbërës që ndodhet natyrshëm në trup, kryesisht në muskujt skeletorë. Funksioni i kreatinës është të shërbejë si pararendëse e adenozin trifosfatit (ATP), forma e energjisë kimike që përdoret nga të gjitha qelizat. Rezervat trupore të kreatinës krijojnë një burim të menjëhershëm të ATP-së për energji, e cila është e domosdoshme për të furnizuar shpërthime të shpejta fuqie dhe force.

Studimet kanë treguar se suplementimi me kreatinë mund të ndihmojë në ruajtjen e indit ekzistues muskulor, të mbështesë rritjen dhe zhvillimin e masës së thatë muskulore, si dhe të përmirësojë performancën optimale gjatë periudhave të shkurtra të ushtrimeve intensive. Suplementi Now Micronized Creatine Monohydrate përzihet lehtësisht dhe nuk përmban aditivë apo konservues.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Rrit fuqinë fizike. 
  2. Përmirëson performancën sportive. 
  3. Mbështet rritjen e masës muskulore. 
  4. Përshpejton rikuperimin pas stërvitjes. 
  5. Shton nivelet e energjisë gjatë ushtrimeve. 
  6. Ndihmon në ruajtjen e muskujve ekzistues. 
  7. Përmirëson qëndrueshmërinë në stërvitje. 
  8. I lehtë për t’u përzier dhe për t’u përthithur.
  • Përzieni 1/2 lugë çaji të barazvlershme (të rrafshëta) në lëng frutash ose në një pije tjetër të ëmbëlsuar, 3 deri në 4 herë në ditë, para dhe pas stërvitjes, gjatë 7 ditëve të para.
  • Më pas, për përdorim mirëmbajtës, konsumoni 1 deri në 3 herë në ditë, duke lënë 3 deri në 4 orë ndërmjet dozave.
  • Për përdorim të vazhdueshëm përtej 28 ditëve, përdorni 1 dozë në ditë. 

Konsumoni sasi të mjaftueshme lëngjesh gjatë përdorimit të këtij produkti.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

500 g
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Creatine Monohydrate

4.2 g (4,200 mg)  *

Formula nuk përmban asnjë përbërës tjetër.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk, butakë, arra apo susam.

Prodhuar në një fabrikë me standarde GMP, e cila përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.

Back to Top