Now Dairy Digest Complete, 90VCAPS
Suplementi Now Dairy Digest Complete është një përzierje gjithëpërfshirëse e enzimave, e formuluar për të ndihmuar në tretjen e produkteve të qumështit.
Intoleranca ndaj qumështit shpesh shkaktohet nga paaftësia për të tretur sheqerin e qumështit, të njohur si laktozë. Megjithatë, intoleranca gjithashtu lidhet shpesh me proteinat dhe yndyrnat që janë të vështira për t’u tretur dhe që gjenden në produktet e qumështit.
Suplementi Now Dairy Digest Complete kombinon laktazën për tretjen e laktozës me proteaza dhe lipaza që synojnë në mënyrë specifike proteinat dhe yndyrnat e qumështit për tretje.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Tret laktozën, proteinat dhe yndyrnat e qumështit.
 - Mbështet shëndetin e sistemit tretës.
 - Mbështet komoditetin e stomakut.
 
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë me ose para një vakti që përmban produkte qumështi.
Një kapsulë tret produkte qumështi në sasinë ekuivalente me një gotë qumësht të plotë.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value | 
| Dairy Enzyme Blend: | 65 mg | * | 
| 
 
 Protease (from Aspergillus oryzae and Aspergillus niger)  | 
25,000 HUT | * | 
| Lactase (from Aspergillus oryzae) | 1,000 ALU | * | 
| Lipase (from Rhizopus oryzae) | 600 FIP | * | 
Formula përmban përbërës të tjerë si : Mikrokrystalline celulozë, hipromeloze (kapsulë celuloze) dhe dioksid siliciumi.
Formula nuk përmban lëndë të tjera si : grurë, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë ose arra të pemëve.