Vitamina dhe Suplemente

ESI Diurerbe Forte Lemon x 24 Pocket Drink

Suplement ushqimor në formë pluhuri të tretshëm në ujë, me shije limoni, i formuluar për të favorizuar diurezën, për të ndihmuar në reduktimin e mbajtjes së lëngjeve dhe në eliminimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi.
In stock
SKU
2565
Special Price 1 188 Lekë Regular Price 1 485 Lekë
-20%

ESI Diurerbe Forte Pocket Drink është një suplement ushqimor, i formuluar një kombinim ekstraktesh bimore të përzgjedhura për të favorizuar diurezën dhe eliminimin fiziologjik të lëngjeve të tepërta nga organizmi. Formula përmban ekstrakte të mështek¬nës, bishtit të kalit, dëllinjës, ortosifonit, hidhëzës, çajit jeshil dhe shufrës së artë, të kombinuara me kalium dhe magnez.

Magnezi kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik, ndërsa kombinimi i përbërësve bimorë është krijuar për të përmirësuar proceset fiziologjike të eliminimit të lëngjeve. Formula nuk përmban gluten, laktozë, produkte të qumështit ose OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Mështekna, bisht kali, dëllinja, ortosifoni, hidhëza dhe shufra e artë-> Favorizojnë diurezën dhe eliminimin fiziologjik të lëngjeve nga organizmi.
  • Kaliumi-> Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit normal të lëngjeve dhe elektroliteve. • Magnezi-> Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik.
  • Çaj jeshil-> Kontribuon në proceset fiziologjike të eleminimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formula përmban një kombinim të ekstrakteve bimore të përzgjedhura për funksionin diuretik.
  2. Kontribuon në eliminimin fiziologjik të lëngjeve nga organizmi.
  3. Ndihmon në plotësimin e nevojave të organizmit për magnez dhe kalium.
  4. Përmban magnez, i cili kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe të sistemit nervor.
  5. Nuk përmban gluten, laktozë, produkte të qumështit ose OMGJ.
  6. Suplmenti ka shije limoni, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Diurerbe Forte Pocket Drink është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 paketë në ditë. Treteni 1 paketë në rreth 450-500 ml ujë dhe konsumojeni gradualisht gjatë gjithë ditës.

 Eshtë e mundur të përsëritet marrja deri në 2 herë në ditë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

24 Pocket Drink / Paketa që treten në ujë.

Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Betula Pendula (Mështekna)

0.15 g

Betula Pubescens (Mështekna)

0.15 g

Ekstrakt i Thatë i Hidhëzës, i Tituar në 1%

0.25 g

Ekstrakt Hidroglicerinik i Shufrës së Artë 1/2

0.4 g

Ekstrakt i Thatë i Ortosifonit, i Tituar në 0.25%

0.1 g

Ekstrakt Hidroglicerinik i Çajit Jeshil 1/2

0.8 g

Ekstrakt Hidroglicerinik i Dëllinjës 1/2

1.2 g

Ekstrakt i Thatë i Bishtit të Kalit, i Tituar në 2%

0.05 g

Kalium

300 mg

Magnez

112.5 mg
↑
Back to Top