Vitamina dhe Suplemente

Esi Donna Life Menstrual Cycle x 36 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar me ekstrakte bimore, magnez dhe vitaminë B6, i cili ndihmon në përballimin e simptomave fizike dhe emocionale të lidhura me ciklin menstrual dhe sindromën premenstruale (PMS).
In stock
SKU
13380
Special Price 1 104 Lekë Regular Price 1 380 Lekë
-20%

ESI Donna Life Menstrual Cycle është një suplement ushqimor i formuluar me ekstrakte bimore të titruara të Partenios, Angelikës, Melisës dhe Agnokastit, të kombinuara me Magnez dhe Vitaminë B6. Formula është krijuar për të kontribuar në mirëqenien e gruas gjatë ciklit menstrual dhe për të ndihmuar në përballimin e shqetësimeve që mund të shoqërojnë këtë periudhë.

Kombinimi i ekstrakteve bimore me magnez dhe vitaminë B6 e bën këtë formulë të përshtatshme për kujdesin ndaj organizmit gjatë ciklit menstrual, duke kontribuar gjithashtu në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstraktet bimore të Partenio, Angelikë dhe Agnokast-> Ndihmojnë në përballimin e shqetësimeve të lidhura me ciklin menstrual. Angelika favorizon gjithashtu qarkullimin normal të gjakut, ndërsa Partenio kontribuon në lehtësimin e gjendjeve të tensionit të lokalizuar.
  • Ekstrakt bimor i Melisës-> Favorizon relaksimin, mirëqenien mendore dhe ruajtjen e një humori normal, si dhe ka veti antioksiduese.
  • Magnezi-> Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si dhe në funksionimin normal psikologjik dhe të sistemit nervor.
  • Vitamina B6-> Kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e kombinuar me ekstrakte bimore të titruara, magnez dhe vitaminë B6.
  2. E përshtatshme për kujdesin ndaj mirëqenies së gruas gjatë ciklit menstrual.
  3. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik.
  4. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  5. Nuk përmban gluten, sheqerna të shtuara, konservues, ngjyrues ose aromatizues artificialë.
  6. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Donna Life Menstrual Cycle është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga gratë.

Rekomandohet të merret duke filluar 7 ditë para ciklit menstrual dhe të vazhdohet për 3 ditë pas fillimit të tij.

Doza e rekomanduar është 1-2 tableta në ditë dhe këshillohet që suplementi të merret në mëngjes pas vaktit të ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

36 Tableta.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i titruar i rrënjës së Angelikës, 1%

150 mg

Ekstrakt i titruar i barit dhe luleve të Partenios, 0,5%

140 mg

Ekstrakt i titruar i gjetheve të Melisës, 7%

100 mg

Ekstrakt i titruar i frutit të Agnokastit, 0,5%

80 mg

Magnez

187.5 mg

Vitaminë B6

6 mg
↑
Back to Top