Vitamina dhe Suplemente

ESI Donna Life Menopause Wellness x 30 Capsules

Suplement ushqimor me bazë natyrale, i formuluar për të ndihmuar gratë në reduktimin dhe menaxhimin e simptomave të zakonshme të menopauzës, si afshet e nxehta, djersitjet gjatë natës, irritueshmëria dhe lodhja.
In stock
SKU
12719
Special Price 1 136 Lekë Regular Price 1 420 Lekë
-20%

ESI Donna Life Menopause Wellness është një suplement ushqimor i formuluar me izoflavone nga Soja dhe Tërfili i Kuq, ekstrakt të Cimicifugës, Magnez dhe Vitaminë B6, i përshtatur për nevojat e gruas gjatë periudhës së menopauzës. Formula kombinon përbërës me origjinë bimore me vitamina dhe minerale, duke kontribuar në reduktimin dhe në përballimin e shqetësimeve që mund të shoqërojnë menopauzën dhe në mirëmbajtjen e funksioneve normale të sistemit nervor dhe psikologjik.

Magnezi dhe Vitamina B6 kontribuojnë gjithashtu në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, duke plotësuar formulën e suplementi për kujdesin ndaj mirëqenies së gruas gjatë kësaj periudhe.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Izoflavonet e Sojës dhe të Tërfilit të Kuq -> Kontribuojnë në përballimin e shqetësimeve që lidhen me menopauzën.
  • Ekstrakti i Cimicifugës-> Kontribuon në përballimin e shqetësimeve të menopauzës.
  • Magnezi-> Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik.
  • Vitamina B6-> Kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formula kombinon përbërës me origjinë bimore me vitamina dhe minerale në një kapsulë të vetme.
  2. E përshtatshme për periudhën e menopauzës, kur mund të shfaqen shqetësime të ndryshme fizike dhe psikologjike.
  3. Kontribuon në mirëmbajtjen e funksioneve normale të sistemit nervor dhe psikologjik.
  4. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  5. Nuk përmban gluten, sheqerna të shtuara dhe aromatizues artificialë.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Donna Life Menopause Wellness është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga gratë gjatë periudhës së menopauzës.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i titruar i Sojës, 40% izoflavone totale

175 mg

Sasia e izoflavoneve nga Soja

70 mg

Ekstrakt i thatë i titruar i Tërfilit të Kuq, 8% izoflavone totale

125 mg

Sasia e izoflavoneve totale nga Tërfili i Kuq

10 mg

Ekstrakt i thatë i titruar i Cimicifugës, 2,5% glikozide triterpenike

40 mg

Sasia e glikozideve triterpenike

1 mg

Magnez

56.3 mg

Vitaminë B6

1.4 mg
↑
Back to Top