NOW Vitamin E Liquid, 30ml
NOW Vitamin E Liquid është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar me vitaminë E me origjinë bimore, në formën e d-alfa-tokoferolit, një formë natyrore e kësaj vitamine. Vitamina E është një lëndë ushqyese e tretshme në yndyrë, e njohur për veprimin e saj antioksidues, duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.
Vitamina E kontribuon gjithashtu në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Formula përmban vaj ulliri ekstra të virgjër organik si bazë vajore. Çdo dozë siguron 60 mg vitaminë E, ekuivalente me 90 IU, duke e bërë këtë suplement një alternativë për plotësimin e marrjes ditore të kësaj vitamine.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Vitamina E (d-alfa-tokoferol)-> Vitaminë e tretshme në yndyrë me veprim antioksidues, e cila kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Ajo ndihmon në mbrojtjen e përbërësve qelizorë nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. Forma d-alfa-tokoferol përfaqëson një formë të vitaminës E me origjinë natyrore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron vitaminë E në formën e lëngshme, duke ofruar një alternativë praktike për plotësimin e marrjes ditore të kësaj vitamine.
- Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit imunitar.
- Ofron vitaminë E në formën d-alfa-tokoferol, me origjinë natyrore.
- Suplementi vjen në formë të lëngshme, e cila e bën më të lehtë përdorimin, sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
NOW Vitamin E Liquid është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 6 pika në ditë nga ky suplement, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor kryesor të ditës. Ky suplement mund të merret direkt ose të përzihet në ushqime apo pije, në varësi të preferencave personale.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Vitamin E (as d-alpha Tocopherol) |
60mg | 400% |
Other Ingredients: Organic Extra Virgin Olive Oil.
Formula përmban sojë.
Formula nuk përmban lëndë si : gluten, qumësht, derivate të grurit, arra, veze, OMGJ.