SUPLEMENTE DHE USHQIME

Pharmaline Enterovital Daily Balance

Suplement ushqimor, në formë flakonësh, i dizajnuar për të mbështetur ekuilibrin e florës intestinale dhe funksionin optimal të sistemit tretës, duke kombinuar fermentë probiotikë të zgjedhur me vitamina dhe minerale për një mirëqenie të përditshme.
In stock
SKU
pharm6
2 050 Lekë

Suplementi Pharmaline Enterovital Daily Balance ka një formulë të pasur.

Suplementi Pharmaline Enterovital Daily Balance është një suplement ushqimor me fermente të gjalla qumështi me veprim probiotik.

Enterovital Daily Balance përbëhet nga HOWARU Restore, një përzierje e katër shtamave probiotike dy shtama Lactobacilli (L. acidophilus NCFM, L. paracasei Lpc-37) dhe dy shtama Bifidobakterësh (B. lactis Bi-07, B. lactis Bl-04), shumë të gjalla, të liofilizuara, dhe aktive në mbështetjen e ekuilibrit të florës intestinale, në sinergji me BioEcolians, një fibër prebiotike natyrale (GOSa) e mirëpranuar nga organizmi dhe në dozë të optimizuar, që shërben si ushqim për komunitetet bakteriale karakteristike të mikrobiotës së një zorre të shëndetshme, duke favorizuar ekuilibrin e florës bakteriale intestinale.

Formula e Enterovital Daily Balance është gjithashtu e pasuruar me laktoferinë, e cila është një glikoproteinë multifunksionale, pjesë e familjes së transferrinave, përgjegjëse për kapjen dhe transportin e hekurit, e cila ndodhet natyralisht në sekrecione si qumështi, loti dhe pështyma. Zorra vepron si një barrierë midis organizmit dhe mjedisit të jashtëm.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Rrit ndjesinë e mirëqenies dhe energjisë në përditshmëri. 
  2. Mbështet tretjen dhe ndihmon në balancimin e zorrëve. 
  3. Ndihmon organizmin të përballet me shqetësime të lehta tretëse. 
  4. Përmirëson rezistencën natyrale të organizmit ndaj stresit dhe faktorëve të jashtëm. 
  5. Mbështet shëndetin e përgjithshëm të sistemit imunitar.

Rekomandohet të merrni 1 ose 2 flakonë në ditë sipas nevojës, më mirë me stomak bosh.

Tundeni mirë përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

10 Flakonë x 10 ml secili
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 flakon Vlerat mesatare për 2 Flakonë

HOWARU Restore

(L. acidophilus NCFM,
L. paracasei Lpc-37, B. lactis
Bi-07, B. lactis Bl-04)

2,5 x 109 UFC 5 x 109 UFC

BioEcolians

500 mg 1 g

Lattoferrina

25 mg 50 mg

Flakoni përmban :

  • BioEcolians, një fibër prebiotike alfa-gluko-oligosakaride (GOSa),
  • Laktooferrinë (nga qumështi), 
  • Konservues, të tillë si: sorbat kaliumi dhe benzoat natriumi, 
  • Aromë, 
  • Agjent acidifikues :acid citrik, 
  • Ëmbëlsues sukralozë dhe acesulfame K
  • Agjent emulsionues polisorbate 80. 

Produkti është pa gluten dhe pa laktozë.

Back to Top