DERMOKOZMETIKA

ESI Erbaven Fresh Gel, 100ml

Xhel për përdorim lokal me veprim qetësues dhe freskues, i formuluar për të lehtësuar ndjesinë e lodhjes, rëndesës dhe ënjtjes së këmbëve.
In stock
SKU
0873
Special Price 960 Lekë Regular Price 1 200 Lekë
-20%

ESI Erbaven Fresh Gel është një xhel për përdorim lokal me veprim freskues dhe tonifikues për kujdesin e përditshëm të këmbëve të lodhura, të rënduara dhe të enjtura. Formula kombinon Troxerutin dhe Escin, të cilët kontribuojnë në kujdesin e mikroqarkullimit dhe në lehtësimin e ndjesisë së rëndesës së këmbëve, me ekstrakte të Centella-s, Boronicës dhe Gjetheve të Hardhisë së Kuqe, të njohura për veprimin e tyre tonifikues dhe përmirësues ndaj qarkullimit venoz. Rutin plotëson formulën me vetitë e tij antioksiduese, ndërsa Aloe Vera dhe Glicerina ndihmojnë në hidratimin dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës. Mentoli ofron një efekt freskues, duke dhënë një ndjesi të menjëhershme freskie dhe lehtësie.

Përdorimi i përditshëm i xhelit freskon, tonifikon dhe hidraton lëkurën, duke ndihmuar në lehtësimin e ndjesisë së lodhjes dhe rëndesës së këmbëve. Formula nuk përmban parabene, parfume, SLES dhe SLS dhe është e përshtatshme për përdorim të jashtëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Troxerutin (2%) –> Flavonoid me veprim kapilaroprotektiv, i cili kontribuon në ruajtjen e rezistencës së kapilarëve dhe në reduktimin e përshkueshmërisë së tyre.
  • Escin –> Përbërës aktiv i njohur për veprimin e tij mbrojtës ndaj mikroqarkullimit.
  • Centella asiatica dhe Boronica –> Kontribuojnë në përmirësimin e mikroqarkullimit dhe ndjesisë së komfortit dhe lehtësisë së gjymtyrëve.
  • Rutin dhe Bromelainë –> Përbërës me veprim plotësues në kujdesin e mikroqarkullimit dhe në reduktimin e ndjesisë së ënjtjes.
  • Aloe Vera dhe Mentol –> Aloe Vera ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, ndërsa Mentoli ofron një efekt të menjëhershëm freskues dhe një ndjesi lehtësie. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në lehtësimin e ndjesisë së rëndesës, lodhjes dhe ënjtjes së këmbëve.
  2. Jep një ndjesi të këndshme freskie dhe lehtësie, veçanërisht pas qëndrimit të zgjatur në këmbë.
  3. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe butësisë së lëkurës.
  4. Formula pa parabene, parfume, SLES dhe SLS e bën të përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të lëkurës.

ESI Erbaven Fresh Gel është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm vetëm nga të rritur.

Aplikoni xhelin në këmbë në mëngjes dhe në mbrëmje, duke u përqendruar veçanërisht në zonën e kyçeve dhe pulpave. Masazhojeni me lëvizje nga poshtë-lart derisa xheli të përthithet plotësisht.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajni sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Tubet, 100 ml.

Ingredients: Troxerutina, Menthol, Rutin, Bromelain, Escin, Tocopheryl Acetate, Ginkgo Biloba leaf extract, Aesculus Hippocastanum seed extract, Caffeine, Centella asiatica extract, Ananas Sativus fruit extract, Vaccinium Myrtillus fruit extract, Arnica Montana flower extract, Aloe Barbadensis, Zingiber Officinale root extract, Perna Canaliculus extract, Melilotus Officinalis extract.

↑
Back to Top