ESI-Fit Depura L'Organismo x 24 Pocket Drink
ESI-Fit Depura L’Organismo Pocket Drinks është një suplement ushqimor në formë pluhuri të tretshëm në ujë, i formuluar me ekstrakte bimore të gjembgomarit, luleradhiqes dhe angjinares, të cilat kontribuojnë në funksionin e mëlçisë dhe në proceset natyrale detoksifikuese të organizmit.
Formula përmban gjithashtu ekstrakt hidroglicerin të Rrikës së Bardhë, e cila favorizon eleminimin e lëngjeve trupore, si dhe ekstrakt hidroglicerin të Rodhes, e cila kontribuon në funksionet detoksifikuese të organizmit. Suplementi është i përshtatshëm për një stil jetese vegan, nuk përmban ngjyrues dhe ka shije të këndshme të frutit të portokallit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Gjembgomari (Silybum marianum)-> Kontribuon në funksionin e mëlçisë dhe në proceset natyrale detoksifikuese të organizmit.
- Luleradhiqja (Taraxacum officinale)-> Kontribuon në funksionin e mëlçisë dhe proceset natyrale detoksifikuese të organizmit.
- Angjinarja (Cynara scolymus)-> Kontribuon në funksionin e mëlçisë, proceset detoksifikuese dhe funksionin tretës të organizmit.
- Ekstrakt hidroglicerin i Rodhes (Arctium lappa)-> Kontribuon në funksionet natyrale detoksifikuese të organizmit.
- Ekstrakt hidroglicerin i Rrikës së zezë (Raphanus sativus var. niger)-> Kontribuon në eleminimin e lëngjeve të tepërta dhe toksike nga trupi.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson funksionin fiziologjik të mëlçisë dhe proceset natyrale depurative të organizmit.
- Kontribuon në eleminimin e lëngjeve trupore të tepërta të organizmit.
- Ofron një kombinim të ekstrakteve bimore të përzgjedhura për funksione të ndryshme fiziologjike.
- Suplementi ka shije të frutit të portokallit, e cila e bën lehtësisht më të pranueshëm.
- Suplementi vjen në formë të paketave që treten në ujë, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
- Nuk përmban ngjyrues dhe është i përshtatshëm për përdorim nga veganë.
ESI-Fit Depura L’Organismo Pocket Drinks është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 paketë (20 ml), një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur larg vakteve ushqimore.
Paketa të hidhet në një gotë me rreth 100-150 ml ujë dhe të konsumohet larg vaktit të ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për një dozë ditore, 2 paketa (40 ml) |
|
Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i Gjembgomarit |
1200 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i Luleradhiqes |
1200 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i Rodhes |
1200 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i Angjinares |
1200 mg |
|
Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i Rrikës së zezë |
800 mg |