Vitamina dhe Suplemente

ESI-Fit Drena I Liquidi x 24 Pocket Drink

Suplement ushqimor i formuluar për të favorizuar eleminimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe për të kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik.
In stock
SKU
15949
Special Price 1 280 Lekë Regular Price 1 600 Lekë
-20%

ESI-FIT Drena I Liquidi Pocket Drink është një suplement ushqimor me ekstrakte bimore, kalium dhe magnez, i formuluar për të favorizuar eleminimin e lëngjeve trupore dhe për të kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik. Formula përmban ekstrakte të mështek¬nës, piloselës, shkopit të artë, ortosifonit, çajit jeshil, dëllinjës dhe bishtkalit, të cilat përdoren për të kontribuar në proceset natyrale të eleminimit të lëngjeve nga organizmi.

Magnezi kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik, ndërsa prania e kaliumit dhe magnezit ndihmon në plotësimin e mineraleve të përfshira në funksionet fiziologjike të organizmit. Ky suplement mund të përdoret në kuadër të një regjimi dietik të orientuar drejt reduktimit të peshës trupore, veçanërisht si pjesë e një qasje të kombinuar me ushqyerje të ekuilibruar dhe aktivitet fizik. Suplementi ka shije të frutit të portokallit dhe është i përshtatshëm për veganët.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Mështekna, pilosela, shkopi i artë, ortosifoni, dëllinja dhe bishtkali-> Kontribuojnë në eleminimin e lëngjeve trupore nga organizmi dhe nxisin eliminimin e tyre nëpërmjet rrugëve urinare.
  • Çaji jeshil-> Kontribuon në proceset fiziologjike që lidhen me metabolizmin dhe plotëson formulën me veprimet karakteristike të këtij ekstrakti bimor.
  • Kaliumi-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit normal të lëngjeve në organizëm dhe kontribuon në funksionimin normal të muskujve.
  • Magnezi-> Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Përmban një kombinim të ekstrakteve bimore të përzgjedhura për të favorizuar eliminimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi.
  2. Formula përmban kalium dhe magnez, minerale të rëndësishme për funksione të ndryshme fiziologjike.
  3. Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik.
  4. Mund të integrohet në një regjim dietik të orientuar drejt kontrollit të peshës, së bashku me një ushqyerje të ekuilibruar dhe aktivitet fizik.
  5. Suplementi ka shije të frutit të portokallit, e cila e bën lehtësisht më të pranueshëm.
  6. Suplementi vjen në formë të paketave që treten në ujë, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
  7. Nuk përmban ngjyrues dhe është i përshtatshëm për përdorim nga veganë.

ESI-FIT Drena I Liquidi Pocket Drink është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 paketë dhe ta tresni në gjysmë litri ujë (500 ml). Konsumojeni pijen gjatë ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

Kujdes! Konsumimi i tepërt mund të ketë efekte laksative. Mos e përdorni për periudha të zgjatura pa u këshilluar me mjekun.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies. 

24 Pocket Drinks / Paketa që treten në ujë.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për një dozë ditore (40 ml)

Ekstrakt i thatë i mështeknës, i titruar në 2,5%

0.3 g

-flavonoide të shprehura si hiperoksid

0.0075 g

Ekstrakt i thatë i piloselës, i titruar në 1%

0.25 g

-flavonoide të shprehura si viteksinë

0.0024 g

Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i shkopit të artë

0.4 g

Ekstrakt i thatë i ortosifonit, i titruar në 0,2%

0.1 g

-sinensetinë

0.0002 g

Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i çajit jeshil

0.8 g

Ekstrakt hidroglicerinik 1/2 i dëllinjës

1.2 g

Ekstrakt i thatë i bishtkalit, i titruar në 2%

0.05 g

Silicë

0.001 g

Kalium

300 mg

Magnez

112.5 mg
↑
Back to Top