Vitamina dhe Suplemente

ESI Go Up Ginseng x 10 Flacons

Suplement ushqimor tonik-adaptogjen me bazë ekstrakt Ginsengu, i formuluar për të ndihmuar në rastet e lodhjes fizike dhe mendore dhe për të favorizuar vitalitetin dhe energjinë e organizmit.
In stock
SKU
16015
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

ESI Go Up Ginseng është një suplement ushqimor tonik-adaptogjen në formë të lëngshme, me bazë ekstrakti të Ginsengu, i formuluar për të ndihmuar në rastet e lodhjes fizike dhe mendore dhe për të kontribuar në përmirësimin e tonusit dhe vitalitetit të organizmit. Ginsengu njihet për vetitë e tij tonike dhe adaptogjene, duke e bërë këtë suplement të përshtatshëm për periudhat kur organizmi ka nevojë për më shumë energji dhe vitalitet.

Formula siguron 200 mg ekstrakt Ginsengu për dozën ditore dhe paraqitet në flakone praktike 30 ml. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ëmbëlsues, gluten ose OMGJ dhe është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

Ginseng-> Ekstrakti i Panax ginseng ka veprim tonik dhe adaptogjen dhe përdoret për të ndihmuar në rastet e lodhjes dhe dobësisë fizike e mendore, duke favorizuar tonusin dhe energjinë e organizmit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një formulë të thjeshtë, me Ginsengun si përbërësin kryesor.
  2. I përshtatshëm për periudhat e lodhjes fizike dhe mendore.
  3. Ndihmon në përmirësimin e tonusit dhe vitalitetit të organizmit.
  4. Suplementi vjen në flakonë të vegjël, me shije të këndshme dhe shumë praktik në përdorim. 
  5. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ëmbëlsues, gluten dhe OMGJ.
  6. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

ESI Go Up Ginseng është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 flakon në ditë, duke shmangur përdorimin në mbrëmje.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

10 Flakonë.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për një dozë ditore

Ekstrakt i lëngshëm i Ginsengu

200 mg
↑
Back to Top