Vitamina dhe Suplemente

ESI Le Dieci Erbe Soluzione Liquida, 180ml

Suplement ushqimor në formë shurupi, me bazë përbërësish bimorë, i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe funksionimin normal të zorrëve.
In stock
SKU
15194
Special Price 1 160 Lekë Regular Price 1 450 Lekë
-20%

ESI Le Dieci Erbe Soluzione Liquida është një suplement ushqimor në formë shurupi, me bazë laktuloze, koncentrat lëngu kumbulle dhe ekstrakte bimore, i formuluar për të përmirësuar rregullsinë e tranzitit intestinal dhe funksionimin normal të aparatit tretës. Formula kombinon laktulozën me përbërës me origjinë bimore, si altea, tamarindi, gjembgomari, luleradhiqja, angjinarja, kanella, hamamelisi, mëllaga dhe menta, të përzgjedhur për veprimin e tyre plotësues në kuadër të funksionit intestinal dhe tretës.

Suplementi është i përshtatshëm për kujdesin ndaj funksionimit të rregullt të zorrëve dhe mirëqenies së aparatit tretës, duke kombinuar përbërës me origjinë të ndryshme në një formulë të vetme në formë të lëngshme. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, gluten, OMGJ apo sheqerna të shtuara.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Laktuloza –> Kontribuon në përshpejtimin e tranzitit intestinal.
  • Kumbulla, Tamarindi, Mëllaga, Luleradhiqja, Kanella dhe Hamamelisi –> Kontribuojnë në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal.
  • Tamarindi dhe Mëllaga –> Kontribuojnë në ruajtjen e vëllimit dhe konsistencës normale të feçeve.
  • Altea –> Kontribuon në funksionimin e traktit intestinal dhe ka veprim zbutës e qetësues në sistemin tretës.
  • Gjembgomari, Luleradhiqja, Angjinarja, Kanella dhe Menta –> Kontribuojnë në funksionimin normal të tretjes, ndërsa Angjinarja, Kanella dhe Menta kontribuojnë gjithashtu në eliminimin e gazrave intestinalë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e bazuar në laktulozë, koncentrat kumbulle dhe ekstrakte bimore.
  2. Kontribuon në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe funksionimin normal të zorrëve.
  3. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, gluten, OMGJ apo sheqerna të shtuara.
  4. Suplementi vjen në formë shurupi me shije të këndshme, duke e bërë të lehtë dhe praktik përdorimin, kryesisht për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave apo kapsulave.

ESI Le Dieci Erbe Soluzione Liquida është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 masë prej 20 ml në ditë, në një marrje të vetme, direkt ose të holluar me një sasi të vogël ujë, preferueshëm në mbrëmje para gjumit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon, 180 ml.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore (20 ml)

Laktulozë

10 g

Kumbull – koncentrat lëngu fruti

1.6 g

Altea – ekstrakt i thatë i rrënjës, i titulluar 5%

400 mg

Mucilagje

20 mg

Gjembgomar – ekstrakt hidroglicerinik i frutit 1:2

400 mg

Angjinare – ekstrakt hidroglicerinik i gjethes 1:2

400 mg

Tamarind – ekstrakt i thatë i frutit 4:1

200 mg

Luleradhiqe – ekstrakt hidroglicerinik i rrënjës 1:2

200 mg

Mëllagë – ekstrakt i thatë, i titulluar 5%

200 mg

Kanellë – ekstrakt i thatë i lëvores 4:1

100 mg

Hamamelis – solucion hidroalkoolik i gjethes

100 mg

Mente – ekstrakt i thatë i gjethes 4:1

100 mg
↑
Back to Top