Vitamina dhe Suplemente

ESI Multicomplex Calcium x 80 Tablets

Suplement ushqimor me kalcium dhe vitaminë D, i formuluar për të plotësuar nevojat e organizmit me këto lëndë dhe për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit normal të kockave dhe dhëmbëve.
In stock
SKU
15834
Special Price 1 280 Lekë Regular Price 1 600 Lekë
-20%

ESI Multicomplex Calcium është një suplement ushqimor i bazuar në një kombinim të kalciumit, koralit fosil, magnezit dhe vitaminës D, i formuluar për të plotësuar marrjen e këtyre lëndëve ushqyese dhe për të kontribuar në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.

Kalciumi, magnezi dhe vitamina D janë lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin e sistemit kockor, ndërsa vitamina D kontribuon edhe në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit. Ky suplement mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm për personat që dëshirojnë të plotësojnë marrjen ditore të këtyre mineraleve dhe vitaminës D, ose që kanë probleme me osteoporozën (Gjendje në të cilën kockat janë më të dobësuara dhe kjo i bën ato më të brishta dhe më të prirura për fraktura).

Formula nuk përmban produkte të qumështit, gluten, laktozë, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë dhe OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Kalciumi-> Kontribuon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, si dhe në funksionimin normal të muskujve.
  • Magnezi-> Kontribuon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, si dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
  • Vitamina D-> Kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, si dhe në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.
  • Koral fosil-> Shërben si burim natyral mineralesh, veçanërisht kalciumi, duke plotësuar formulën minerale të suplementit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kombinon kalciumin, magnezin dhe vitaminën D në një formulë të vetme.
  2. Përshtatet për plotësimin e dietës me lëndë ushqyese të rëndësishme për sistemin kockor.
  3. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit normal të kockave dhe dhëmbëve.
  4. Formula nuk përmban produkte të qumështit, gluten, laktozë, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë dhe OMGJ.
  5. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Multicomplex Calcium është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 4 tableta në ditë, preferueshëm 2 tableta në mëngjes dhe 2 tableta në mbrëmje, nëse është e mundur pas vakteve të ushqimit. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

80 Tableta.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Karbonat kalciumi total

2.1 g

Kalcium

800 mg

Magnez

300 mg

Vitamina D

35 mcg
↑
Back to Top