Vitamina dhe Suplemente

ESI Night Herbs Activ x 50 Capsules

Suplement ushqimor 100% natyral me ekstrakte bimore, i formuluar për të mbështetur relaksimin, për të qetësuar tensionin e lidhur me stresin dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
In stock
SKU
10155
Special Price 1 248 Lekë Regular Price 1 560 Lekë
-20%

ESI Night Herbs Activ është një suplement ushqimor 100% me origjinë natyrale, i formuluar për kujdesin ndaj gjumit dhe relaksit, veçanërisht në periudhat e stresit dhe tensionit. Formula kombinon ekstrakte bimore të Pasiflorës, Valerianës, Eskolzias dhe Murrizit, të përzgjedhura për veprimin e tyre plotësues në favorizimin e relaksimit dhe gjumit.

Veçoria e produktit qëndron edhe në kapsulat NaturCaps, të përbëra nga fibër bimore e përftuar nga fermentimi i tapiokës, të cilat janë të lehta për t’u tretur dhe pa ngjyrues artificialë. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë, ëmbëlsues, sheqer të shtuar apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt bimor i Valerianës –> Ndihmon në relaksimin e organizmit dhe në përmirësimin e gjumit.
  • Ekstrakt bimor i Pasiflorës –> Kontribuon në relaksim dhe ndihmon në lehtësimin e tensionit të lidhur me stresin.
  • Ekstrakt bimor i Eskolzias –> Ndihmon në relaksim dhe në përgatitjen për gjumë.
  • Ekstrakti bimor i Murrizit –> Kontribuon në relaksim dhe në ruajtjen e mirëqenies mendore. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e një gjendje të qetë dhe të relaksuar para gjumit.
  2. Kontribuon në menaxhimin e tensionit të lidhur me periudhat e stresit.
  3. Ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme për një gjumë të qetë.
  4. Kombinon katër ekstrakte bimore me veprim plotësues në formulë.
  5. Nuk përmban gluten, laktozë, produkte të qumështit, sheqer të shtuar apo ëmbëlsues.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Night Herbs Activ është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, preferueshëm në mbrëmje pas vaktit ushqimor dhe përpara gjumit. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i Valerianës, i titruar në 0,42%

300 mg

Ekstrakt i thatë i Pasiflorës, i titruar në 3–4%

300 mg

Ekstrakt i thatë i Eskolzias, i titruar në 0,5%

200 mg

Murriz

100 mg
↑
Back to Top